Rama-studentëve: S’jeni si Luli? Kush ju kërkon pazare?

518
Sigal

Kryeministri Edi Rama publikoi një foto të studentëve ku shkruhej  se nuk “jo negociata. S’jemi si Lul Basha që bëjmë pazare”, theksuar se ata po sillen si ai.

Rama: S’jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet,s’dua dialog, plotëso kërkesat se s’dal nga çadra!? Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s’vij! E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherë. As negociata. DIALOG.

Reagimi vjen ndërkohë që studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë të madhe gjatë ditës së hënë.