Rama: S’ka më ankesa me letra në Kryeministri, shkrihet zyra e Marrëdhënieve me Publikun

843
Kryeministri Edi Rama, pasi ka prezantuar platformën online të bashkëqeverisjes me qytetarët, ka bërë me dije se zyra për Marrëdhëniet me Publikun në Kryeministri do të shkrihet.
Rama është shprehur se nuk do të ketë me letra nga qytetarët që do të dërgohen në Kryeministri që shprehnin ankesa, dhe më pas ato i adresoheshin institucioneve përkatëse.
Kryeministri tha se tani e tutje çdo ankesë do të kalojë përmes platformës online, dhe më pas do të merren veprimet e duhura për të vërtetuar nëse denoncimi është i vërtetë.
“Çdo titullar do të mbajë përgjegjësi për trajtimin e adresimeve të çdo lloj natyre që lidhen me institucionin e vet. Ça ndodh sot tradicionalisht me ato që quhen letra nga populli?! Prej 100 vjetësh në Kryeministri funksionin një zyrë që më parë quhej ‘Hallet e popullit’, tani quhet ‘Marrëdhënie me publikun’, ku njerëzit shkruajnë letra. Drejtoria përkatëse e Marrëdhënieve me publikun, ka bërë, por s’do bëjë më, pasi do shkrihet nga ky mekanizëm, marrjen e letrave dhe dërgimin e tyre të institucionet përkatëse. Me këtë mekanizëm, kjo logjikë përmbyset plotësisht, pasi institucionet, që nga anëtarët e qeverisë që janë përgjegjësit brenda këtij koalicioni me njerëzit e zakonshëm dhe duhet të raportojnë çdo gjë për gjithçka”, tha Rama.
Sigal