Rama: S’ka amnisti, jemi në krah të atyre që paguajnë taksat

547
Kryeministri Rama theksoi gjatë se seancës plenare ku diskutohet ligjit për tatimet se nuk do të ketë amnisti për ata që nuk kanë paguar taksat dhe se miratimi i këtij ligji do të jetë një shtysë përpara në luftën kundër informaliteti.
“Besoj se sot, vendimi më i rëndësishëm lidhet me mbështetjen që ky Kuvend do t’i japë operacionit rrënjësor kundër informalitetit. Besoj se janë pjekur kushtet që batërdia e mbi 20 viteve që kulmoi me shpartallimin e plotë të çdo forme të qeverisjes së mëparshme të marrë fund. Sot jemi të gatshëm ta çojmë deri në fund këtë aksion. Që në hapat e para na ka dhënë rezultate inkurajuese për të ardhmen.
Parlamenti besoj se do i japi miratimin ligjit, për t’i dhënë fund informalitetit. Nëse 1-3% nuk paguajnë, mund të themi se kemi të bëjmë me aktivitet kriminal. Por nëse 50 % nuk pranojnë të marrin kasën, atëherë i bie të ketë 50 % “budallenj” që i paguajnë taksat. Por kjo qeveri do të jetë në krah të këtyre “budallenjve” që paguajnë taksat. 
Amnistinë ne nuk e njohim. Kush i ka detyrime këtij populli do t’i paguajë një më një.”- tha Rama.
Rama: Mosrealizimi i planit të të ardhurave për arsye të ndryshme, sipas logjikës së PD ata kanë vjedhur 834 mln $
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ka ripërsëritur arsyet që sipas qeverisë nuk janë arritur të ardhurat. Po sipas tij nëse do të ndiqej logjika e PD, atëherë i bie që gjatë viteve 2009-2013 të jenë vjedhur 834 mln dollarë.
“Në Total nga 2009-2013 juve që tregoni me gisht gropën keni pasur një 834 mln dollarë. Me logjikën tuaj, ju sit jeni hajduti që kapni hajdutin. Jeni të vetëakuzuarit. Unë nuk do ndjek logjikën tuaj.”- tha Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës
Të detyruar të rishpjegojmë për qytetarët , atë që është konsideruar nga opozita një gropë në të ardhurat nga korrupsioni. Kemi arritur në një konkluzion për mospërputhjen e të ardhurave me planin.
Së pari rënia drastike e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ka pasur ndikim në rendën minerare e disa taksa.
Së dyti mungojnë të ardhura për shkak të uljes së importit të energjisë pasi u rrit prodhimi. Të ardhurat nga prodhimi kërkojnë një kohë më të gjatë.
Së treti modeli ynë ekonomik ka imponuar një sërë masash lehtësuese për biznesin, duke hequr dhe lehtësuar taksat për importin e makinerive dhe lëndëve të para për të prodhuar sa më shumë në vend. kjo mangësi do të rikuperohet.
Së katërti ulja e depozitave solli sërish një ulje të të ardhurave. Por ulja e normave të interesit janë në ulje rrit ka sërish efekt pozitiv në ekonomi.
Së pesti ulja e konsumit të duhanit dhe shtimi i prodhimit të brendshëm solli uljen e të ardhurave nga akciza nga dogana dhe një sërë faktorësh të tjerë.
1.3 miliardë lekë mungojnë për shkak të uljes së importit të energjisë elektrike. Jemi të lumtur që ne synojmë të prodhojmë në vend energji.
1.2 miliard lekë mungojnë për shkak të uljes së normave të interesit. Ulja e normave të interesit nxit ekonominë dhe krijon mundësi për kreditimin e biznesit.
730 milionë lekë mungojnë për shkak të lehtësirave fiskale në importin e makinerive e lëndëve të para. Ne, këtë kemi synuar, me qëllim rritjen e prodhimit të vendit. Fituam shumë nga ekonomia pasi nxitet prodhimi vendas.
500 milionë mungojnë lekë nga importi i ushqimeve. Bujqësia po prodhon më shumë. 44 % më shumë është rritur eksporti i mallrave bujqësore. 
2.2 miliard lekë i mungojnë buxhetit për arsye se TVSH e rimbursuar me sistemin e ri bëhet automatikisht. Qeveritë e mëparshme i mbanin 1-3 miliardë lekë rimbursim pa iu dhënë biznesit. Ne hoqëm dorë nga kjo.
2 mld lekë mungojnë për shkak të një ndryshimi të procedimi. të cilat do i rikuperojmë më vonë.
2 miliardë lekë mungojnë për shkak të rritjes më të ulët të inflacionit, rritjes së çmimeve që edhe pse e parashikuam, nuk u vërtetua. Ne kishim parashikuar 2.5 % por u rritëm vetëm 1.3 %. Nëse do kishim 100 lekë rritje çmimi, 20 lekë do shkonin të ardhurat, por rritja është 50 lekë, çka solli në arkën e shtetit vetëm 10 lekë.
3.2 miliard lekë mungojnë për shkak të akcizës së cigareve. Ka rënë dukshëm importi. Eshtë zëvendësuar me prodhimin e vendit, i cili nuk është i përfshirë dhe është i paregjistruar”
Po të mbledhim të gjithë këta faktorë bëjnë mbi 15 mld lekë nga 15.5 mld lekë që mungojnë tek të ardhurat. Kemi 70 % të prodhimit të letrës së cigares. Të gjitha këto sëbashku bëjnë 15.4 mld lekë . Ky është konkluzioni në bashkë të analizave të bëra edhe nga FMN.
Në Total nga 2009-2013 juve që tregoni me gisht gropën keni pasur një 834 mln dollar. Me logjikën tuaj, ju sit jeni hajduti që kapni hajdutin. Jeni të vetëakuzuarit. Unë nuk do ndjek logjikën tuaj. Do them se ka një ndryshim. 834 mln $ që iu munguan juve. Ne na mungojnë për shkak … juve iu mungojnë se donit të vijonit
Na latë 720 mld borxhe për shiritat e rrugëve që latë rrugëve, për sukseset imagjinare, që populli shqiptar i paguan edhe sot. Nga një shtet i zhytur në llum. Në një shtet që brenda vendit nuk i ka borxh asnjë qytetari apo biznesi.
Renia në raport me planin, është një gjë dhe të ardhurat me të kaluarën janë rritur mnë mënyrë ët qëndryshme kemi 383 mln dollarë më shumë të ardhura se në vitin ruaj të ikes nga pushtetit. Viti juaj më i mirë ka qenë 2012-ta. Në raport me 2012*-ën kemi 296 mln $ më shumë në harkun e dy viteve. 
Ora 11:57 Berisha: Më dukeni si Gate Mahmutaj, por ai burrë është më i mirë se ju
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha replikoi me deputetët socialist duke i etiketuar si Gate Mahmutaj, i akuzuar kryesor për trafikun e drogës në Lazarat.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po bën veprime antikushtetuese me qëllim që të marë funksionet kushtetuse që i ka kryetari i shtetit.
Berisha tha se ky ligj është hartuar prej maxhorancës së majtë në vitet që prej vitit 2001-2002 kur kryeministër ka qënë Pandeli Majko.
“Më dukeni sot si qeveria e Gate Mahmutaj por ai është burë më i mirë se ju.Ishte kërkesa më minimale etike që zonja të kërkonte ndjesë publike për ndryshime antikushtetuese që i bënë ligjit vetëm që Edvini të bëhet sulltan të merte dhe funksionet kushtetuese që i ka kryetari i shtetit. Ky ligj është hartuar dhe miratuar në një kohë kur kryeministër ka qënë Pandeli Majko, ndërsa maxhorancë ka qënë partia socialiste. Ky ligj u miratua nga mazhoranca qeverusese 2001-2002 asnjë nuk e lëvizi kreu i ekzekutivit respektoiu të gjitha erdhet ju me gjeneralin dhe dioni të bëni këto ndryshime që dhunojnë gjithcka”- u shpreh Berisha.
Ora 11:49 Kodheli: Ndryshimet e propozuar janë në përputhje me Gjykatën kushtetuese, ju ftoj ta votoni
Ndërsa ministra e mbrojtjes Mimi Kodheli ka theksuar se ndryshimet e projektligjit të propozuara janë në përputhje të plotë me Gjykatën Kushtetuese.
Kodheli ftoi deputetët ta votojnë këto ndryshime në projektligj për komandimin e forcave të armatosura të cilat sipas saj janë në respektim të plotë të institucioneve.
“Ky projektligj i viteit 2014 është në përputhej ekzakte me përcaktimit e vendimit nr 10 tyë Gjykatë Kushtetuese në të cilën ushtrojnë veprimtarinë forcat e armatosura. Ndrysshimet që sjellin sot të cilat do të sherbejnë për emërimin dhe kompetencat e ndrysheme për emërime dhe shkarkime dhe nuk ka lidhje me akuzat të cilat shfaqet e shqetësuar opozita. Ju ftoj ta votomni këto ndryshime për komandimin e forcave të armatosura pasi nuk ka pasur asnjë shekelj dhe jemi në respektim të institucioneve ligjszbatuese” – u shpreh Kodheli
Ora 11:43 Noka: Vendi po zaptohet nga trafiku i drogës, ndërsa trafikantët kanë armë më të sofistikuara se ushtria
Deputeti Demokrat Flamur Noka akuzoi mazhorancën se po lejon që vendi të zaptohet nga trafiku i drogës dhe i bandave të armatosura të cilat sipas tij kanë armatime më të sofistikuar se ushtria. Noka nënvizoi se eshe në raportion e DASH thuhet se shqipëria nuk është një vend i sigurt.
“ U përmend një raport i vitit 2014 por flet për 2013. Është po ky raport që thotë se në Shqipëri po zaptohet nga bandat e krimit të organizuar të cilat janë të armatosura me armë më të sofistikuara se ushtria. Edhe traiku i drogë është problem dhe Shqipëria është bërë mbrëtëria e trfuikurt të drogës se përvec dorgës tashmë na u shtuan edhe armët. Cdo shqiptar ndihet më i pasigurt shikoni formualërët që plotësiohnë për në gjermani, arsyeja kryesore e largimi ëshët edhe për cështje sigurie. Edhe në raportin e DASH Shqipëria nuk ka siguri ky është realiteti për të ciolën mban përgjegjësi ministri i Mbrojtejes” u shpreh Noka.
Ora 11:35 Kuvend, Noka: S’ka shqiptar që njeh më Tahirin si ministër
Deputeti i PD, Flamur Noka ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se ka favorizuar trafikun e drogës. Sipas tij, makina e përdorur në trafikun e drogës, për të cilën Tahiri pretendon se e ka shitur rreth një vit më parë, është përdorur nga Tahiri dhe familjarë të tij deri para një muaji. 
“Pranojeni, ju siguroj se ditët i keni të numëruara, nuk ka shqiptar që këtë e pranon si ministër. Do të vijë shumë shpejt sita që nuk do ketë shqiptar që do pranojë Ramën për Kryeministër. Shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga kriminelët. Vazhdoni me arrogancë, por një gjë dijeni, nuk ka homologë të Evropës që të diskutojë më me të për luftën ndaj krimit.”- tha Noka
Deputeti demokrat ia atribuon arritjen e shkatërrimit të grupit të trafikantëve italianëve të Guardia di Finanzia, pasi sipas tij nëse nuk do të ishte për ta atëherë grupi në fjalë do të vijonte të trafikonte drogën. 
“Nëse grupi nuk do ishte kapur nga Guardia di Finanzia, grupi i Saimir Tahirit do të vijonte të trafikonte drogën, se ky u kishte dhënë imunitet që të lëviznin me makinën e tij.”- tha Tahiri.

Ora 11:43 Noka: Vendi po zaptohet nga trafiku i drogës, ndërsa trafikantët kanë armë më të sofistikuara se ushtria
Deputeti Demokrat Flamur Noka akuzoi mazhorancën se po lejon që vendi të zaptohet nga trafiku i drogës dhe i bandave të armatosura të cilat sipas tij kanë armatime më të sofistikuar se ushtria. Noka nënvizoi se eshe në raportion e DASH thuhet se shqipëria nuk është një vend i sigurt.
“ U përmend një raport i vitit 2014 por flet për 2013. Është po ky raport që thotë se në Shqipëri po zaptohet nga bandat e krimit të organizuar të cilat janë të armatosura me armë më të sofistikuara se ushtria. Edhe traiku i drogë është problem dhe Shqipëria është bërë mbrëtëria e trfuikurt të drogës se përvec dorgës tashmë na u shtuan edhe armët. Cdo shqiptar ndihet më i pasigurt shikoni formualërët që plotësiohnë për në gjermani, arsyeja kryesore e largimi ëshët edhe për cështje sigurie. Edhe në raportin e DASH Shqipëria nuk ka siguri ky është realiteti për të ciolën mban përgjegjësi ministri i Mbrojtejes” u shpreh Noka.
Ora 11:10 Braho: Projektligji për komandimin e FA përputhet me kushtetutën
Me nisjen e seancës paralamentare sipas pikave të rendit të ditës ka nisur dhe diskutimi për pikën 3 për disa ndryshime në projektligjin “Për pushtetet dhe
autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës sëShqipërisë”.
Në fjalën e tij kryetari i Komisionit të Sigurisë e njëkohësiht deputet i LSI u shpreh se projektligji arrin të gjitha synimet e parashikuara dhe është në përputhje me kushtetutën
“Komisioni për sigurinë kombëtare në bashkëpunim me min e Mbrojtjes u përkushtuan të gjenë zgjidhje. Projektligji arrin plotësisht synimin do të sigurojë implementim dhe zbatim të duhur”-tha Braho
Kuvendi diskuton sot ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore” 
Kuvendi mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku pika kryesore e rendit të ditës janë ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore”.
P/ligji i propozuar nga qeveria përmes ndërhyrjeve në ligjin ekzistues, ashpërson masat ndëshkuese ndaj shkeljeve fiskale.
Së pari, nëse një biznes ndryshon adresën dhe nuk e raporton atë në QKR apo tek tatimet, do të ndëshkohet njësoj sikur është i paregjistruar.
Së dyti, ndalon tregtarët e shumicës të shesin mallra me pakicë tek konsumatorët finalë. Kjo do të thotë se këto tregtarë nuk mund të shesin më me kuponë tatimor tek individët, por do të shesin vetëm me faturë tatimore për bizneset e pakicës. Ky detyrim ka një periudhë tranzitore dhe hyn gradualisht në fuqi deri në 1 prill të vitit 2016.
Së treti, drafti dënon me gjobë deri në 15 për qind për çdo muaj bizneset që nuk paguajnë në afat tatimin mbi fitimin, këstet e të cilit janë të paracaktuara një herë në muaj ose një herë në tre muaj.
Një tjetër ndryshim është ai që i jep administratës tatimore të drejtën për të konfiskuar 50 % të xhiros ditore të çdo biznesi që ka borxh ndaj tatimeve deri në rikuperimin e plotë të borxhit. Po kështu, tatimet mund ta kërkojnë këtë borxh edhe nga të tretët, të cilët kanë detyrime ndaj biznesit debitor.
P/ligji parashikon edhe gjobat për mosdeklarimin e punonjësve. Me draftin e ri gjobat për punonjësit e paregjistruar janë 500 mijë lekë si për biznesin e madh dhe për biznesin e vogël. I njëjti penalitet llogaritet edhe kur biznesi nuk ka deklaruar pagën reale të punonjësit.
Një tjetër ndryshim është ai që lidhet me mallrat e pashoqëruara me faturë. Për këtë shkelje biznesi propozon 3 ndëshkime, gjobë në masën 10 milionë lekë, konfiskim të të gjithë sasisë së mallit dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore. Ndërsa për moslëshimin e kuponit gjoba është 500 mijë lekë në konstatimin e parë dhe rivlerësim i të ardhurave për 6 muaj. Në rast përsëritje klasifikohet si evazion tatimor që ndëshkohet deri në tre vjet burg.
Opozita e deklaroi votën kundër këtij p/ligji, pasi sipas ish ministrit të Financave Ridvan Bode, p/ligji ka karakter represiv dhe ndëshkon biznesin.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat e miratoi një ditë më parë në tërësi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 18.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Komisioni hoqi nenin 6 të projektligjit, i cili parashikon që qytetarët të mos paguanin nëse nuk do të merrnin kuponin tatimor nga subjektet tregtare.
Deputeti i LSI- së, Gjovalin Kadeli u shpreh se me forcimin e këtyre masave vështirësohet klima e biznesit. “Jemi kundër rritjes së masave penalizuese për bizneset. Keni shtrënguar masat për çdo gjë, kjo nuk është pozitive. Me gjithë këto masa do t’i merrni frymën biznesit. Kështu si po veproni do të përkeqësoni më shumë situatën. Masat duhen për të ulur informalitetin dhe për të rritur të ardhurat”, tha Kadeli.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe përmes një postimi në rrjetin social facebook bëri të ditur se deputetet e maxhorancës në Komisionin e Ekonomisë, pas diskutimeve të gjata me Qeverinë, vendosën që në nenin 16 të projektligjit i cili propozon forcimin e penaliteteve për mbajtjen, ruajtjen apo transportin e mallrave pa faturë.
Sipas Braçes komisioni ka propozuar të shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: Përjashtimisht për tatimpaguesit të cilët me vullnetin e tyre bëjnë vetdeklarimin e mallit që kanë gjendje pa dokumenta tatimore, me anë të një autofature brenda datës 31.12.2015, nuk do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në këtë p/ligj. Procedurat e vetdeklarimit të mallrave gjendje nga tatimpaguesi përcaktohen me Udhëzim të Ministrit të Financave.
Tatimpaguesit nuk përfitojnë nga kjo dispozitë nëse shkelja sipas pikës 1, 2 dhe 4 të këtij neni është konstatuar më parë nga administrata tatimore.
Sigal