Rama: Sistemi i dijes, i dobët Provim licencimi për mësuesit

48

VLORE- Në ceremoninë e 20-vjetorit të themelimit të universitetit të Vlorës, kryeministri Edi Rama është shprehur se të gjithë mësuesit në vend do t’i nënshtrohen provimit të livencimit në mënyrë që të jepjet më mësim jashtë profilit. Duke vënë theksin në rëndësinë e reformimit të sistemit arsimor në vend, kreu u qeverisë tha se nuk duhet të përsëriten gabimet e së shkuarës, pasi problemet me përçimin e dijes në Shqipëri janë të ndjeshme.

Kryeministri Edi Rama ndërkaq, është shprehur se universitetet e vendit janë të hapura sa i përket inovacionit. Ligji i arsimit të lartë që pritet të shkojë në Kuvend, sipas kreut të qeverisë do të ndikojë në reformimin e këtij sistemi.

Në fjalën e saj, ministrja Nikolla theksoi rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies, duke u shprehur se “rruga e integrimit kalon nga shkollat tona”.
 
“Ne vendosëm t’i thonim JO diplomave plaçkë dhe universiteteve kioska. Universiteti që do ndryshojmë bashkë me ju do ketë në qendër cilësinë e performancën. Universiteti i Vlorës është një institucion i rëndësishëm i arsimit në Shqipëri. BE ka përforcuar mbështetjen financiare për arsimin në Shqipëri”, tha ministrja Nikolla.

Rama: Prapambetje në sistemin e dijes, të përshtatemi ndaj inovacionit
Kryeministri Rama ka ngritur shqetësimin se sistemi i dijes në vend shfaq problematika, dhe ka prapambetje të thellë krahasuar me vendet e BE. Kreu i qeverisë theksoi se universitetet duhet të jenë të hapura ndaj inovacionit, në mënyrë që edhe të diplomuarit të përshtaten më së miri me tregun e punës.
 
“Jemi vendi i dytë në Europë më i pasur me burime hidrike, por nuk i shfrytëzojmë siç duhet. Jemi të parët nga fundi për mënyrën sesi pasuritë tona nuk i kanë shërbyer pasurimit të përkthyer në mirëqenie për vendin dhe qytetarët, por janë kthyer në burim problemesh të panumërta. Diferencën nuk e bën ajo që kemi, por ajo që dimë. Por tek ne ka prapambetje të thellë në fushën e dijes, dhe jemi mbrapa krahasuar me vendet e BE ku aspirojmë të integrohemi. Është e nevojshme që universitetet tona të bëjnë një kapërcim të madh për të qenë të hapur ndaj inovacionit, për t’u përshtatur me pas edhe me tregun e punës e komunitetin”, u shpreh kryeministri Rama.