Rama: S’i kam sharë Bashën dhe Berishën, s’u kam thënë kurrë ‘vrasës’

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje rivalit të tij politik, ndërsa u mos sërish me incidentin e djeshëm pas pretendimit të opozitës se ky ai ofendoi Sali Berishën. Kreu i qeverisë tha se fjalën ‘të rrjedhur’ e përdori edhe Bahsa, ashtu si ai dje. Mes të tjerash Rama theksoi se asnjëherë nuk e kishte sharë Bashën dhe Berishën dhe kurrë nuk u kishte thënë ‘vrasës’

“Si fillim, kryetari i PD, e nisi fjalën e tij duke thënë se të gjithë jeni ‘të rrjedhur’. Çka është një konstatim. Siç edhe në rastin e djeshëm ishte thjesht një konstatim. Njerëzit gjykojnë, por Sali, larg qoftë që unë të të shaj ty dhe Lulin, asnjëherë. Janë vrarë njerëz në bulevard, e s’të kam thënë kurrë vrasës. Nuk i them sot Lulzim që kur më tregon një vajzë të plagosur mua, të shoh pak faturën që shteti duhet të paguaj për gërdecin dhe 21 janarit, 10 milionë dollarë pa Strasburgun akoma. Por si them vrasës.”,tha Rama.