Rama: Si e njoha Tahirin dhe çfarë i thashë për makinën e trafikantëve

703
Kryeministri flet për marrëdhënien me ish-ministrin e Brendshëm, largimin nga qeveria dhe akuzat për trafikimin e drogës
Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan, foli për Saimir Tahirin, si u njoh me të dhe për dosjen “Habilaj”, ku akuzohet si i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm. Në rolin e prokurorit, Arjan Çani e ka marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama. I pyetur çfarë i tha kryeministri kur mësoi se u kishte shitur makinën Habilajve, Rama zbuloi se i kishte thënë Saimir Tahirit se makinën e ka bërë ushqim për qentë. “I thashë pse s’thua që makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk do të ndahen”, u shpreh Rama. Ai rrëfeu për takimin e parë me ish-ministrin Tahiri. Ai tha se është takuar për herë të parë më Tahirin në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003. “Jam njohur në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003. Ka qenë një nga pjesëtarët e të rinjve dhe e kam njohur në distancë. Ai më dërgoi një e-mail kur paraqiste idetë e tij për ngritjen e PS, lamë një takim dhe takuar poshtë bashkisë dhe më pas ka ardhur më ka takuar dhe ka filluar punë në Partinë Socialiste”, tha Rama.

Arian Çani: Çfarë ju kërkoi?
Edi Rama: Më kërkoi të ndërtonte një rrjet vullnetar për PS?
Arian Çani: Çfarë ju ofroi në këmbim?
Edi Rama: Vullnetin e tij për punë dhe pasionin, për t’i çuar gjërat deri në fund.
Arjan Çani: Kur vendosët ta bëni ministër, a e peshuat skandalin e babait të tij?
Edi Rama: Çdo burrë varet nga vendimet dhe veprimet e veta dhe nuk bën vaki që djali burrë të mbajë përgjegjësi për babain. Edhe sikur të ishte dënuar i ati, unë nuk do të ndryshoja qëndrim.
Arjan Çani: A hetuat vetë mbi Tahirin në atë kohë për aktin terrorist me tritol?
Edi Rama: Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër arresti për gjashtë shtetas. Dy prej tyre janë arratisur, pastaj pas ca kohësh, falë gjykatës kanë rezultuar si persona që nuk iu provohet akti terrorist.

Arjan Çani: Kishit dijeni për përgjimet e paligjshme të Saimir Tahirit me pajisjen IMCI Catcher?
Edi Rama: As e kam menduar që Saimir Tahiri mund të bënte apo mund të bëjë përgjime të paligjshme. Kushdo që mund të thotë që është pak skuth, nuk e njeh.
Arjan Çani: A ishit në dijeni që Tahiri përgjohej nga partnerët? 
Edi Rama: Përgjimi është i paligjshëm dhe konsiderohet krimi së pari. Dhe së dyti, të gjithë këta që flasin me kompetenca kush përgjon kë, nuk dinë çfarë flasin.
Arjan Çani: Kush përgjoi i pari, Meta-Tahirin apo Tahiri-Metën?
Edi Rama: Për këtë pyetje duhet të trokisni në çdo derë klubi katundi mediatik, pasi është një periudhë ku hanë përgjime, pinë përgjime.
Arjan Çani: Pse e shkarkuat Saimir Tahirin para zgjedhjeve, nga presioni i ndërkombëtarëve apo i Ilir Metës?
Edi Rama: Është e vërtetë që ka një njeri në këtë botë që mua më bën presion, po s’është as ndërkombëtar as quhet Ilir Meta, quhet Zaho Rama. Për sa i përket shkaqeve, unë i kam bërë publike.
Arjan Çani: Çfarë ju tha Saimir Tahiri pas akuzave të Saimir Tahirit?
Edi Rama: Zagani është i dënuar nga Gjykata për dekonspirim të operacionit të policisë kundër një grupi trafikantësh. Ai ka folur pas dënimit. Ka folur ligji, pastaj ka folur ai.
Arjan Çani: A verifikuat akuzat e Zaganit?
Edi Rama: E di ku ka përfunduar, por di që në Shqipëri ka një vendim, kur të dënojnë, o je një i pandehur politik, o kaq shumë provohet fajësia jote, saqë nuk bëjnë dot një pazar për të liruar.
Arjan Çani: A jeni informuar çfarë transportonin Habilajt me Audi?
Edi Rama: S’di për çfarë bëhet fjalë, kurse ky grup po gjykohet nga ata prokurorë të serisë A, ata matanë detit.
Arjan Çani: A i thatë gjë ju Tahirit kur ky pranoi që i shiti makinën Habilajve?
Edi Rama: I thashë pse s’thua, që makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk do të ndahen.
Sigal