Rama: Shteti, pa strategji për arsimin, PS do kualifikojë krahun e punës

422
Sigal

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama premtoi dje se me ardhjen e socialistëve në pushtet qytetarët shqiptarë do të jetojnë si të barabartë përmes dijeve dhe aftësive të tyre. Në tryezën e organizuar pasditen e djeshme për programin e PS-së për punësimin rinor, Rama deklaroi se, PS do të investojë seriozisht në arsimin profesional. “Ne do investojmë në arsimin profesional shumë seriozisht. Zhvillimi i vendeve të BE është e lidhur si trajektore me mirëqenien e arsimit evropian. Është premtimi i parë për mandatin e parë, për të rithemeluar kriteret e shkollave ekzistuese. Si mundet që shkollat ekzistuese të ristrukturohen dhe rrjeti i arsimit profesional të ndërtohet në baza të reja, nuk mjaftojnë paratë e shtetit dhe as të donatorëve dhe as angazhimet në një drejtim. Duhet bashkëpunim me sipërmarrjen. Është një proces që kërkon që qysh në krye të herës, në shkollën e mesme por edhe më parë të nisë një decentralizim që të fusë prindin në strukturën vendimmarrëse të shkollës dhe komitetin e prindërve si monitorues i procesit mësimdhënës, për të shkëputur nga kthetrat e politikës së palës”, tha Rama. Kryesocialisti Rama sulmoi qeverisjen aktuale se e ka rritur numrin e të papunëve, duke kapur shifrën 1 milion, ndërkohë që, 6 në 10 të rinj janë të papunë. “Anafalbetizëm më shumë sesa në vitin 2008. Sot Shqipëria ka një numër të papunësh mbi 1 milionë dhe fatkeqësisht janë 6 në 10 të papunët në moshë të re. Dhe sot teksa mbledhim ëndrrat e atyre që duan të ngrenë flamurin on-line, ëndrra më e përhapur mes të rinjve është punësimi. Në rast se ne flasim përditë për Europën dhe integrimin Evropian dhe nuk vetëdijesohemi se përditë po humbin kohë në BE rrezikon ti gjejë të rejat dhe të rinjtë që studiojnë në Shqipëri si çirak të pamundur për të bërë punë si bashkëmoshatarët e tyre dhe të paaftë për të konkurruar për sistemin arsimor”, deklaroi Rama. Sipas Ramës, sipërmarrja ka kohë që i bie kambanës së alarmit për mungesë të krahut të punës së kualifikuar, e cila sipas tij si rrjedhojë largon investimet. “Kualifikimi i krahut të punës nuk është proces afatshkurtër apo afatgjatë, është proces që duhet të fillojë dhe ne do ta fillojmë duke qenë të qartë që projekti është kompleks”, nënvizoi Rama teksa nënvizoi si sfidë shkollat në fshat.