Rama: Shqipëria nuk do të vendosë veto në NATO për Maqedoninë

472
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për televizionin maqedonas ‘Telma’, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e qeverisë shqiptare mbi sulmin e armatosur në Kumanovë, duke kërkuar hetim të drejtë, të pavarur dhe transparent.
Sipas kryeministrit Rama vetëm një hetim i tillë do të mund të ishte një ndihmesë për të gjithë në rajon. Ai ka folur edhe për deklaratën që muaj më parë bëri shumë bujë, sipas së cilës Shqipëria do të vendosë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
“Shqipëria nuk do të vendos veto në NATO. Plotësimi i Marrëveshjes së Ohrit është i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë dhe përgjegjësi e partisë në pushtet. Hetimi i pavarur dhe transparent për incidentin në Kumanovë do të jetë një ndihmesë për të gjithë”, ka thënë Rama ndër të tjera në intervistën e tij.
Sigal