Rama shpërndan legalizimet në Durrës: Në 18 muaj u bë më shumë se 18 vite

144
Kryeministri Edi Rama është ndalur të enjten në Rashbull, Durrës, ku ka shpërndarë 1200 leje legalizimi. Duke u shprehur se do të legalizojmë falas çdo ndërtim pa leje në zonat informale tha Kryeministri Rama gjatë një takimi me banorë të Rrashbullit në Durrës ku është shpërndarë edhe certifikata e pronësisë së ndërtimeve për 1200 banorë.
Duke u shprehur se ky proces është falas, pakosto për qytetarët, Rama ka akuzuar qeverinë e mëparshme se në 8 vite ka dhënë vetëm 59 leje legalizimi, e kryesisht për biznese.
“Në një vit kemi çuar përpara procesin e legalizimeve, duam t’i japim fund zvarritjeve në këtë proces. Gjatë qeverisjes së shkuar është bërë shumë pak për legalizimet. në 8 vite u legalizuan 59 ngrehina, nga të cilat pjesa më e madhe biznese, ne sot do të ndajnë 1200 leje legalizimi falas, të gjitha banesa. 
Me këtë takim ne kalojmë 7 mijë legalizime vetëm në Bashkinë e re të Durrësit. Sigurisht që ka ende shumë për të bërë. Nëse shohim se ç’duhet bërë, jemi ende larg destinacionit. Por nëse krahasojmë me ç’ishte bërë në 8 vite, është e dukshme se sa është bërë në 18 muaj. Dhe kjo tregon se jemi në drejtimin e duhur”, tha kryeministri Rama.