Rama: Shpërblimet e fundvitit, ja kush janë dhe sa përfitojnë

441
Qeveria miraton shpërblimet e fundvitit për kategoritë në nevojë dhe administratën publike. Vendimin e bëri me dije kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat.
Rama tha se kjo paketë shpërblimi konfirmon vëmendjen dhe kujdesin e qeverisë përtej të gjitha vështirësive financiare që ajo ka.
Rama: “Kjo është një paketë e cila konfirmon plotësisht vëmendjen dhe kujdesin tonë përtej të gjitha vështirësive financiare edhe të këtij viti reformash dhe përpjekjesh të mëdha për të siguruar rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe për të mundësuar një të ardhme më të mirë jo si iluzion por si qëllim objektiv i bazuar në realizimin e objektivave që përcakton rrugën e reformave dhe masat që i shoqërojnë reformat. Jemi ende në një fazë të ndërmjetme, operacioni kompleks i reformave në çdo sektor ka ecur mirë dhe do vazhdojë pa asnjë luhatje. Ajo që po bëjmë sot është e vetmja rrugë për të pasur nesër kushtet terësisht të ndryshme dhe mundësi shumë të mëdha për tu dhënë shqiptarëve shtetin që meriton dhe mundësitë për të cilat kanë nevojë që të rrisin ekonominë familjare dhe të realizojnë ëndrrat e tyre”.
Shpërblimet nga pensionistët tërhiqen nga sot
Sipas Postës Shqiptare të gjithë personat të cilët janë përfitues të shpërblimit në masën 2000 lekë, të përcaktuar në VKM nr.1083, datë 28.12.2015, të cilët marrin pension apo trajtim të veçantë financiar nga ISSH, duke filluar nga data 29 dhjetor e në vazhdim mund t’u drejtohen zyrave postare të pensioneve për të tërhequr shpërblimin.
Zyrat postare të pensioneve do të jenë të hapura nga ora 07:30 deri në orën 20:00.
Kategoritë përfituese
Përfitues të 2 mijë lekëve të reja shpërblim janë 
-84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike
-68 mijë përfitues si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar
– 372. 932 pensionistë
– 145 580 persona që marrin pension koperative bujqësore
-3595 persona që marrin trajtim të veçantë për punë e kryer në miniera dhe disa ndërmarrje të industrisë ushtarake
– 10660 persona që marrin pension të parakohshëm
-81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë elektrike
Shpërblimet për nxënësit e ekselencës, mësues, infermierë dhe administratë
Krahas paketës për personat dhe familjet në nevojë, Rama prezantoi dhe paketën e dytë të shpërblimeve për grupin e personave me merita të veçanta.
-Të gjithë nxënësit e shkëlqyer me 10-ta, në arsimin parauniversitar 5 mijë lekë të reja
– Studentët e ekselencës 5 mijë lekë të reja.
– I gjithë grupi i mësuesve të spikatur që janë të dalluar në bazë të gjitha kritereve të përformancës të përcaktuar nga MAS dhe rezultateve të shkollave ku japin mësim në bazë të rankimit 40 mijë lekë
– 300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik, kryesisht infermierë por edhe në raste të veçanta mjekë me 40 mijë lekë të reja 
Sigal