Rama shpall sot listën e zëvendësministrave

575
Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste pritet të prezantohen disa nga emrat e zv/ministrave të rinj të qeverisë “Rama 2”. Ashtu siç pritej edhe më parë, Artemis Dralo do të jetë zv/ministre e Punëve të Jashtme, ndërsa Besa Spaho është një nga emrat e diskutuar te Ministria e Bujqësisë, pasi mund të ketë 3 zv/ministra. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të ketë 4 zv/ministra, ndërsa ajo e Financave dhe Ekonomisë tre, mes të cilëve rikonfirmohen Ervin Mete dhe Erjon Luçi. Gjithashtu Rovena Voda pritet të mbetet në Ministrinë e Brendshme për të mbuluar çështjet e antitrafikut. Krahas të zgjedhurve nga Partia Socialiste, fituese e vetme e zgjedhjeve parlamentare, pritet të ketë edhe përfshirje të një numri të caktuar individësh nga shoqëria civile. Në bazë të ristrukturimit të ministrive pritet të ketë një shtim të numrit të zv/ministrave për çdo dikaster. Megjithatë kryeministri Rama është shprehur se do të ketë një organizim të ri lidhur me kompetencat e numrave dy të ministrave, pasi do të synohet që dikasteret të drejtohen në ekip.
Sigal