Rama: Shkurtime drastike të administratës

486
Kryeministri Edi Rama në kuadër të për bashkëqeverisje me qytetarët, ka marrë pjesë në dëgjesën publike të deputetëve të rinj të PS-së me banorë të Librazhdit. Rama u ndal pikërisht në atë që po cilësohet si “lista e zezë”, ku qytetarët kanë seleksionuar 101 zyrtarë të administratës publike, mjekësisë dhe anëtarë të sistemit të drejtësisë si abuzues me detyrën e tyre. “U bë nami për një listë që doli në Fb tim. Ajo listë është thjesht nga komentet e njerëzve, nuk është listë për të nxjerr të këqijtë, apo për t’i dënuar. Por është thjesht një përmbledhje e emrave të njerëzve që kanë komentuar”, tha Rama. Ai shtoi se mekanizmi që do të ndërtohet do të jetë i qartë, transparent dhe jo ky. Kryeministri u ndal edhe në një paralajmërim të rëndësishëm, atë të reformimit rrënjësor të administratës. Rama deklaroi se, që nga qeveria do ketë reformim të madh e duke vijuar me të gjitha institucionet. “Nuk janë të pakët zyrtarët e shtetit që fshihen pas flamuri të PS-së për t’iu rënë njerëzve me shkopin e flamurin e partisë. Ashtu si ata që fshihen pas flamujve të partive të vogla. Janë në struktura gjakpirëse, sepse me atë gjak shtohen dhe rriten. Ne do të bëjmë një reformë shumë të thellë në administratë. Duke nisur nga qeveria, do ta reformojmë thellësisht qeverinë dhe të gjitha institucionet. Do bëjmë shkurtime drastike të gjithë degëve të thata, apo pjesëve parazite, apo të infektuara të administratës shtetërore”, deklaroi Rama.
Sigal