Rama: Shkurtim burokracisë në zyrat shtetërore

516
Turi i dëgjesave të kryeministrit Rama është ndalur dje në Berat. Në kuadër të dëgjesave me qytetarët, për bashkëqeverisjen me ta, Rama është ndeshur me shumë probleme të paraqitura lidhur me funksionimin e zyrave të administratës shtetërore. Fillimisht, Rama nënvizoi se, nga zgjedhjet e 25 qershorit, krahas fitores, PS ka marrë edhe një përgjegjësi të madhe përsipër. “PS duhet të tregojë se e meriton votën e shqiptarëve. Fitorja jonë është një barrë shumë e madhe përgjegjësie pasi më 25 qershor u votuam për të qeverisur vetëm”, tha Rama. 

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, Rama nënvizoi se reformimi i administratës nuk parashikon largimin e punonjësve të LSI-së dhe zëvendësimin e tyre me ata të PS-së njësoj si ata. “Ne do shkurtojmë burokracinë në zyrat shtetërore. Problemet e qytetarëve do të adresohen në kohë reale”, tha Rama. Duke dhënë garancinë se drejtorët e institucioneve do të veprojnë për të bërë detyrën, kreu i qeverisë përsëriti zotimin se, “ne tepsinë do ta çojmë për skrap”.

Nuk ka munguar në takimin e Ramës në Berat edhe një kërcënim për drejtuesin e zyrës vendore të ALUIZNI-t, pas shqetësimit të ngritur nga një qytetare. Ajo ka pretenduar për vonesa dhe zvarritje në procesin e legalizimit të banesës, ndërsa Rama ka qenë i prerë pas shpjegimeve të dhëna nga kreu i ALUIZNI-t Berat. “Nesër, ose merr legalizimin zonja, ose jep ti dorëheqjen, meqë thua se problemi është i zgjidhur”, u shpreh Rama. Ai ka dhënë se do të bisedonte edhe me drejtorin e ALUIZNI-t, Artan Lame, për ta ndjekur këtë rast. 
Sigal