Rama shkrin të fundit Drejtori të Bujqësisë në Elbasan, ja me se i zëvëndëson

133
Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar nga Elbasani, përfundimin e misionit të ndërmarrë në mandatin e dytë: shkrirjen përfundimtare të 13 Drejtorive të Bujqësisë në të gjithë vendin dhe zëvendësimin e tyre me 8 agjensi, 4 bujqësore dhe 4 veterinare. Rama i konsideroi ish-drejtoritë si atavizë, sistem parazitar i degraduar.
“Dua të nënvizoj, – tha kryeministri, se kemi marrë vendimin për të finalizuar reformimin e strukturës së vjetër dhe të degraduar të Drejtorisë së Bujqësisë. Më në fund, nga sot, nuk do të kemi më Drejtori të Bujqësisë dhe kalojmë nga 13 drejtori, që ishin një sistem parazit i degraduar, atavizën i së shkuarës, në 4 plus 4 agjensi rajonale: 4 agjensi rajonale bujqësore dhe 4 agjensi rajonale veterinare dhe mbrojtjes së bimëve.
Njera prej këtyre të fundit do të ketë si qendër Elbasanin. Nëpërmjet këtij reformimi ne do të forcojmë agjencinë për zhvillim bujqësor dhe rural më shumë, do të organizojmë shumë më mirë këshillimin bujqësor dhe do të krijojmë një instrument real për ata që kanë nevojë ëpr këshillim dhe garanci veterinare.
Jemi të bindur që këto agjensi do të sjellin një vlerë të shtuar aty ku jemi të vendosur të forcojmë sigurinë ushqimore, të garantojmë në tërësi të gjithë zinxhirin që e përbën këtë sektor jetik për vendin dhe këtë motor kaq potencial për zhvillimin e vendit.”