Rama shkon për takim me Merkelin, Presidenti gjerman: Të ngadalësohet zgjerimi i anëtarësimeve në BE

430
Presidenti gjerman, Joachim Gauck, në një intervistë për gazetën “Welt am Sonntag” ka thënë se BE-ja duhet ta ngadalësojë hapin e zgjerimit në vende të tjera.


Sigal

Deklarata është bërë një ditë para takimit mes Merkelit dhe Ramës në Gjermani dhe pas deklaratës së deputetit të CDU-së në Shqipëri. “Mendoj se BE-ja duhet të ndalet dhe të mos zgjerohet momentalisht.

Duhet të diskutojmë për mënyrën e zgjerimit dhe a kemi krijuar ne një përkatësi europiane? Mendoj se 508 milionë qytetarët europiane nuk ndihen të gjithë të tillë”, tha ai.

Presidenti gjerman theksoi se Europa ka nevojë për ngritjen e një identiteti kulturor të ngjashëm me ato kombëtare kur ishte e ndarë.

“Krahas paqes, sigurisë dhe promovimit të demokracisë, është e rëndësishme që të kultivohet edhe një identitet i përbashkët europian mes vendeve të Unionit”, tha ai.