“Rama shkoi të takohet me Saimir Tahirin” Basha thirrje Ruçit: Ta ndërpresë kafen

647
Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë fjalën pas akuzave të Taulant Ballës në Kuvend, por nuk ka replikuar me të. Basha ka kërkuar që kryeministri të ndërpresë kafen që po pi në këto momente dhe zbulon se me kë është takuar ai.
Sipas Bashës Rama ka shkuar të takojë sërish Tahirin, sepse kanë një hall të përbashkët, kokainën që vjen me kontejner.
“Mungesa e Ramës është fakti më i madh, s’ka ku e takon e shkon skutave nëpër spitale. Shpikin edhe sëmundje, por ata të dy kanë një sëmundje të përbashkët kokainën, jo atë që e konsumojnë të dy, por atë që sjellin me kontejner. Lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë”,- tha ai.
Sigal