Rama: Shkelët ligjin për pushtet Ja si e shndërruam “energjinë”

466
TIRANE – Në fokus të diskutimeve në seancën parlamentare të kësaj të enjteje u vendos edhe largimi i shqiptarëve drejt Gjermanisë me qëllimin për të përfituar azil ekonomik.
Kryeministri Edi Rama tha se “eksodi” nuk është nxitur nga varfëria po nga elementë kriminal të cilët kanë keqinterpretuar nevojat aktuale të Gjermanisë, për t’i a servirur shqiptarëve se mund të përfitojnë lehtësisht azilin. Shefi i mazhorancës iu referua Kosovës, vend ku largimi i qytetarëve nisi në të njëjtën kohë si në Shqipëri, për të treguar se frenimi i fluksit u arrit nga ndalimi i veprimtarisë së strukturave kriminale dhe jo se “mrekullisht” sipas tij, ekonomia u përmirësua. 
Te gjitha debatet gjate seances plenare
Sigal

ORA 15:38 Bogdani: Qytetarët ikin se ministri i mirëqenies i ka mashtuar

Erjon Bogdani ka thene në fjalën e tij në kuvend se fajin në kuvend se fajin për qytetarët që ikin e kanë pushtetarët e sotëm. Duke iu përgjigjur Erjon Veliajt, Bogdani tha se ai tallet me mirëqenien e qytetarëve.
Si guxon një ministër i mirëqënies të thotë se jashtë jetohet më mirë, që thotë se shqiptarët ikin nga bashkit që e djathta. Kush është ky ministër që ndan qytetarët. E si të mos ikin familjet jashtë kur sot nuk guxojnë të lindin një fëmijë se është shkurtuar leja e lindjes. Si mund ë mos ikin kur kjo qeveri sjell një ligj energjie që synon tu marrë shtëpinë qytetarëve kur janë debitorë. Papunësia është rritur e sit ë mos ikin shqiptarët në këtë rast. Këto kanë ndodhur nga kjo qeveri dhe si pasojë e politikave të kësaj qeverie. Ky është një popull që nuk i del llogaria në fund të muajit. Qytetarët sot nuk e marrin shëndetësinë falas se vjedh ministri përmes tenderave, kështu normale që do ikin qytetarët. A e keni pyetur veten se qytetarët po ikin për shkak të mashtrimeve tuaja elektorale të rilindje. 

Ora 15:40 Blushi:Nëse s’ka ndryshim para se të ikin të varfrit do të na nxjerrin nga Parlamenti

Shqiptarët kanë pasur shumë arsye për t’u larguar, dhe për këtë kemi ngelur një popull i vogël.Nuk besoja se do përsëritej e njëjta situatë. Pas 1997 nuk e besoja dot se do të kishte kaq shumë shqiptarë që ikin. Ky parlament, edhe sot ne bëmë gara kush ka dëbuar më shumë. Kemi larguar më shumë se 1/3 e popullsisë. Kemi qenë 1.7 milionë banorë në fund të Luftës së Dytë Botërore, 4 milionë në komunizëm, sot jemi 2.8 milionë banorë. Qeverisim shumë keq. Nëse doni të shihni si është qeverisja shikoni emigrimin. Njerëzit persekutohen vetëm si të varfër. NE nuk persekutojmë për besim fetar apo se ja nga veriu apo jugu. Por nëse je i varfër diskriminohesh. Kjo është arsyeja pse po ikin. Për turpin tonë të përbashkët asnjë luftë nuk ka tretur Shqipërinë siç është tretur këto 30 vjet. Gjithkush duhet të kuptojë se kostoja e atyre që ikin është më e madhe. Emigracioni është me kosto më e lartë për shoqërinë. Nëse vijon kjo situatë për fat të keq popullsia përgjysmohet në më shumë se 20 vjet kjo është e padrejtë. Nuk na vlen një i varfër që largohet. Duhet të ndajmë kostot, është një emergjencë kombëtare. Shqipëria po ç’popullohet.Ky vend bëhet i pajtueshëm pa njerëz. Pesimizmi është armiku më i madh. Njerëzit janë pesimist, mendojnë se nesër nuk do të jetë më mirë. Duhet solidaritet, duke rritur rrogat dhe asistencat. Ai që është i varfër ka frikë. Frika më e madhe e prindërve se edhe fëmijët e tij do të jenë të varfër. Nëse nuk ndryshon situata të jeni të bindur se të varfrit para se të ikin do të vijnë në Parlament dhe do na nxjerrin jashtë. 

Ora 13:20 Noka: Zyrtarët e pushtetit tuaj rrinë ne komisariate për të nxjerr pasaportat

Deputeti demokrat Flamur Noka akuzoi qeverinë e kryeministrit Rama se në dy vitet e fundit ka rritur numrin e të papunëve, ndërsa ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike rreth 10 mijë familje.
“Të vish këtu e të flasësh siç flet ky zotëria, do të thotë të jesh më i pafytyrë se pafytyrësia, pasi po të nxjerr bojën ty. Me një situatë që jemi sot, se as ky papagalli që kakarisi sot, ku njerëzit po vuajnë për bukë dhe nuk shohin shpresë dhe të flasësh për parajsë, duhet të kesh emrin Erjon Veliaj. Isha dje në ato fshatrat e Kukësit që po flet zotëria, më thanë Flamur kur ishin ju i kishim dy pjata ku hanim, tani s’kemi asgjë. Ja kjo është derexheja që e keni katandisur Kukësin. Qarku më i varfër është Kukësi. Në kohën tonë ishin 18 mijë familje që merrnin asistencë sociales për të mbijetuar, ndërsa në këto dy vite këta e ulën numrin në 7 mijë familje. I bie që të kenë hapur nja 10 mijë vende pune. Por ata i kanë mbyllur bizneset private. A mos i ke punësuar 10 mijë familje?! ­Në kohën që ishin ne në pushtet, asistenca ishte mbi 5 mijë lek, ndërsa tani është 2 mijë lekë në muaj. Të paguaj dritat se e fut në burg ky? Ata njerëz janë duke vdekur për bukë deh ndaj ikin. Orë ti the se ikin komunat e djathta, po Orikumi i djathtë është?! Nuk mund të ketë një emigrim të tillë me prapavijë politike. Kjo pasi zyrtarët e pushtetit tuaj rrinë pas komisariate për të nxjerr pasaportat. Në kohë e Ramiz Alisë ka ndodh eksodi masiv. 4 mijë banor të rrethit Kukës kanë ikur”.
Noka: Erion klasifiko ku futesh ti, te burrat, apo te gratë pastaj flasim. 
Në foltoren e Kuvendit del deputeti i PD, Flamur Noka, ndërsa ministri Erjon Veliaj nga Vendi thotë: Flamur le të flasin gratë pastaj burrat. 

Ora 13:00 Veliaj: Komunat e prekura nga eksodi drejtohen nga PD, jepjuni ndihmën ekonomike

Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj akuzoi kryetarët e komunave dhe bashkive që drejtohen nga PD në mbarë vendin se nuk po shpërndajnë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Sipas Veliajt, kjo situatë është bërë shkak për largimin e qytetarëve.
“Berisha i ka problem dasmat. Ne martohemi si njerëz normalë, s’e di si e kanë ata që martohen me kushërinjtë. Por t’i lëmë këto dhe të trajtojmë problematikat për shqiptarët. Nga vendi po largohen qytetarët nga bashkitë që qeverisni ju të djathtët. Prej 4 muajsh në njësitë 4, 11 në Tiranë, Kukës, Shishtavec, Zapod, nuk jepet ndihma ekonomike. Askush nuk u shërben qytetarëve, apo t’u hapë derën. Paratë bashkitë i kanë që në Janar por nuk kanë mbledhur Këshillat Bashkiakë për t’i shpërndarë. Kjo është strategji për fitore, duke mos shpërndarë paratë e ndihmës ekonomike? Ju edhe lekët që jua shpërndan Qeveria jeni të paaftë t’ua shpërndani qytetarëve. Po as këtë nuk e bëni dhe vini këtu edhe akuzoni. Nuk u jepni zgjedhësve tuaj ndihmën ekonomike. Merri në telefon komunat tuaja. I keni këtu asnjë nuk është aty. Në komunën Shishtavec. Sot janë 521 familje me fondin 2.8. Merre në telefon, jep paret e njerëzve. Golaj, Has 512 familje me dyfishin e fondit. Komuna Shalë 1 vit pa dhënë ndihmën ekonomike se keni shumicën në këshill dhe t’ia nxini jetën kryetarit socialist. Çfarë do bëjnë ata? Cakran e keni ju, nuk e di pse nuk jeni azhornuar. Mblidhini dishepujt, militantët tuaj. Në Bashkinë Leskovik, paratë flenë në bankë. Pse kjo është strategji për fitore? Unë ju sfidoj, nëse ndihma nuk është kaq, unë nuk merrem më me politikë. Fakti që shifrat korrespodojnë me komunat e PD-së, tregon pse ikin njerëzit. T’ju vijë turp, ju duhet të fshiheni nga njerëzit dhe t’u thoni na falni që nuk Keni 400 apartamente sociale në Tiranë, 4 vjet për t’I shpërndarë dhe nuk I shpërndatë. Romët flenë në këmbët e pallateve. Ju edhe ato që ndërtonte Edi Rama, nuk i shpërndani dot. Ju keni kurajo monumentale tek ata që ju japin para pa punë dhe nuk ju nuk e bëni dot. Doni t’iu flas për deputetët. Na dhanë një këst të gjelbur në 4 vite”.

ora 12:30 Rama: Eksodi jo nga varferia, u nxit nga element kriminale

Në fokus të diskutimeve në seancën parlamentare të kësaj të enjteje u vendos edhe largimi i shqiptarëve drejt Gjermanisë me qëllimin për të përfituar azil ekonomik.
Në përgjigje të pyetjeve që ngriti deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, kryeministri Edi Rama tha se “eksodi” nuk është nxitur nga varfëria po nga elementë kriminal të cilët kanë keqinterpretuar nevojat aktuale të Gjermanisë, për t’i a servirur shqiptarëve se mund të përfitojnë lehtësisht azilin.
“Po i përgjigjem pyetjes që më erdhi nga Kulla e plazhit”, tha Rama duke iu referuar deputetes Vokshi të cilën shpesh e ka cilësuar Pamela Anderson, për shkak të ngjashmërisë fizike mes tyre. Shefi i mazhorancës iu referua Kosovës, vend ku largimi i qytetarëve nisi në të njëjtën kohë si në Shqipëri, për të treguar se frenimi i fluksit u arrit nga ndalimi i veprimtarisë së strukturave kriminale dhe jo se “mrekullisht” sipas tij, ekonomia u përmirësua.
“Kemi të bëjmë me një moment kur ka një keqkuptim të madh i krijuar në raport me një nevojë të shpallur të Gjermanisë për rreth 45 mijë të huaj por me profesione të caktuara në raport me aspiratën e njerëzve për të shkuar në Gjermani dhe për të kërkuar një jetë më të mirë . Ne nuk jemi ata që themi “jemi të dytët mbas Gjermanisë”. Mbi këtë keqkuptim ka hyrë në veprim elementi kriminal dhe mjafton të shikojmë në vendet fqinje dhe kemi të njëjtën situatë. Largimet në Kosovë që nisën në të njëjtën kohë janë amortizuar. Çfarë ndodhi? U frenua fluksi i stimuluar nga struktura kriminale. Fakti që ka zona të varfra sidomos në veri lindje të vendit, fakti që ka njerëz që e kanë të vështirë sot të nxjerrin bukën e gojës sigurisht që është i pamohueshëm nga ne, por është turp për ju që këtë fakt ta lidhni me këtë qeveri”, tha Rama.
Rama tha se opozita do ta marrë përgjigjen më 21 qershor nga vota popullore.
“Ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë Shqipërinë parajsë nuk kemi një shkop magjik të rindërtojmë çfarë ju bëtë copë copë për 8 vjet. Ne kemi bindjen e plotë se Shqipëria po shkon në rrugën e duhur, dhe shqiptarët nuk janë dele që ju ti bëni bariun. I kanë aftësitë të vlerësojnë dhe të japin gjykimin e tyre. Jam i gatshëm që bashkërisht ta presim gjykimin e shqiptarëve me 21 qershor aspo pas dy vjetësh. Gjykimi negativ i shqiptarëve do të bjerë përsëri mbi ju se nuk keni reflektuar asgjë mbi atë që bëtë, çka ju përpiqeni të na e lini ne çfarë ju trashëgohet është një lojë që nuk e ha më askush”, u shpreh kreu i qeverisë. 

Ora 12:15 Kryeministri Rama bën një pasqyrë të sitatës ekonomike në vend

Sipas tij shumë sektorë, përfshirë energjinë, punësimin, doganat, sipërmarrja kanë pësuar rritje të cilat i tregojnë edhe shifrat e publikuara nga INSTAT-i. Rama theksoi edhe një herë se situata në të cilën PD-ja la vendin ishte e mjerueshme, me shifra shumë të larta borxhesh ndaj shumë kompanive dhe se qeveria e tij do ti shlyej të gjitha ato.
Cila ishte është dhe do të jetë situata është për tu diskutur. Jemi në një situatë, në një pikë kur në 2014 rritja figuronte fiktivish. Rritje e të cilën e pasqyrojnë edhe shifrat e INSTAT-it tuaj. Kur në morëm detyrën borxhet ishin shumë të mëdha. Borxhet e rrugëve të nisuar por të pa përfunduara. Borxhe të kompanive që siguronin ilaçe për spitalet, por spitalet ishin pa ilaçe. Me një situatë ku familiarët rrinin rreth spita. 7 milion dollarë kursim ka sjellë reforma në ilaçe. Arkën e shtetit e latë bosh. Latë 150 milion euro të humbura në sektorin e energjisë dhe shumë të tjera të këqia i latë këtij vendi. Nga 3 mujori i fundit i 2013 , realizuam 6.4 % më shumë të ardhura, rreth 325 dollarë më shumë se e njëjta periushë e vitit të kaluara. Të ardhurat e 2013 ishin 250 dollarë më shumë se në 2008 çka do të thotë se ju në një hark kohorë kaq të gjatë i keni rritur kaq pak të ardhurat krahasuar me rritjen që kemi bërë në për një vit. E kemi bërë 100 dollarë rimbursimin dhe kemi bërë marrjen e tij automatikisht në fillim të 2014.
Në dogana kemi mbledhur 175 milion dollarë më shumë. Kemi shlyer 350 milion dollarë borxhe që ju latë.
Dhe shumë detyrime të tjera që ju na latë në kurriz do të shlyhen 100%. Sikur të mos kishit lënë asnjë borxh mund të vinit të na thonit pse nuk bëtë më shumë. Por kur na latë kaq shumë borxhe nuk duhet të keni gojë të na kërkoni asgjë. Përsa i përkër sipërmarrjes, ajo ka pasur 10 masa lehtësuese të cilat kanë bërë që 97% e shiptarëve të paguajnë më pak taksa. Në 2015 kemi shtuar 12 taksa të tjera lehtësuese. Kemi hequr çmimin tavan dhe kemi përmirësuar reformën e pensioneve. Sepse ju talleshit me indeksin në reformën e pensioneve. Ne kemi bërë që të gjitha ato gra që nuk janë në punë marin pension social. Kemi bërë që pensioni të mund të shkojë edhe në 350 mijë lekë për njerëz të zakonshëm. Kur bëhej gjithmonë e më e pamundur mbajtja në këmbë e reformës së pensioneve ne që në vitin e parë të qeverisjes sonë kemi pasur rezultat pozitiv. Kemi rritur numrin e kontribuesve, ku sot janë rreth95 mijë kontribuues të rinj. Minatorëve u kemi mundësuar uljen e moshës së pensionit në 55 vjeç, të cilët deri më sot përfitonin deri më 8% pesion dhe ne sot jua kemi dyfishuar. Rritja ekonomike tashmë është rikthyer pas një rënie që pësoi në 5 vitet e qeverisjes suaj. Përsa i përket punësimi. Shifra e njerëzve të regjistruar në zyrat e punës është një gjë elementare sepse kur rritet shpresa për punësim rritet numri i personave që kërkojnë punë në zyrat e punësimit. Sipas INSTAR është rritur numri i punkërkuesve që drejtohen në zyrat e shtetit dhe jo i papunësisë. Në raport me 2013 në 2014 numri i të punësuarve është mbi 82 mijë persona. Është konstatuar rritje e konsumit në 2014, ku është shënuar një rritje në indikatorin e konsumatorit me pakicë që është edhe matësi i rritjes së Konsumit. Kemi 11.3% rritje të konsumit në ushqim. Kjo do të thotë se ne kemi krijuar mundësi që të blehet dhe të konsumohet më shumë. Përsa i përket eksporteve. Në janar të 20 15 ekpsortet kanë arritur 180 milion dollarë, në shkurt 2015 janë rritur përsëri, në mars trendi i rritjeve është më i qëndrueshëm krahasuar me vitin e mëparshëm. Të gjitha këto nuk duan të thonë se kemi kaluar nga ferri në parajsë por se ne e kemi kthyer vendin në drejtimin e duhur dhe se kemi vënë bazën në të gjithë sektorët për të marë më shumë të ardhura pozitive”, u shpreh Rama. 
Ora 11:35 Rama: Ja borxhet e qeverisë Berisha

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit paraqiti edhe njëherë me shifra kolapsin e trashëguar në sektorin energjetik si pasojë e keqqeverisjes nga ana e mazhorancës së atëhershme të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Është spektakolare të dëgjosh sesi përgjegjësit për gjendjen e trashëguar të sektorit energjetik kanë kurajën të flasin njësoj sikur vrojtojnë nga kullat e plazheve horizontin dhe jo sikur deri 18 muaj më parë kanë pasur në dorë t’i bëjnë gjërat që thonë sot. KESH-in e lanë me 540 milionë dollarë borxhe të krijuara drejtpërdrejtë nga vendimmarrjet tërësisht qorre të qeverisë. OST 20 milionë dollarë borxhe duke e bërë të pamundur përmbushjen e rolit të saj si operator nga mos shlyerja e detyrimeve ndaj shpërndarësit. Linjën e interkonjeksionit me Kosovën e lanë të bllokuar. Operatorin e Shpërndarjes e lanë në një kolaps dhe një situatë absurde ligjore me 1 miliardë dollarë borxhe që tejkalonin me disa herë kapitalin e kompanisë dhe me një nivel faturash të pashlyera me 1.3 mld dollarësh në nivel historik humbjesh prej 48 % që në momentet e fundit përfunduan në 51 % humbje. Një sistem tarifor skandaloz që stimulonte abuzimin. Me një prodhim pjesërisht të liberalizuar por me kontrata që janë lak në fytin e sistemit dhe që janë borxhe që i shlyejnë akoma qytetarët që paguajnë energjinë dhe taksat. Me një kuadër ligjor që nuk i përgjigje realitetit të sektorit. Kjo është gjendja e trashëguar”, tha Rama.
Rama: 300 mijë aktmarrëveshje me debitorët, ulëm nivelin e humbjeve nga 51 % në 31 %
Shefi i mazhorancës Edi Rama radhiti njëra pas tjetrës arritjet që sipas tij qeveria ka bërë në sektorin e energjisë, duke veçuar shlyerjen e borxheve ndaj biznesit, uljen e nivelit të humbjeve në rrjet si dheaktmarrëveshjet që debitorët ndër vite lidhën me OSHEE-në, duke mbledhur tha rama 50.5 miliardë lekë.
“Çfarë kemi bërë ne në vetëm 18 muaj? Përsëri më shifra dhe fakte, se ndryshe është e kotë të merresh me ta. Reduktuam nivelin e humbjeve vjetore dhe sot jemi në nivelin 31 % që është nata me ditën në raport me 18 muaj më parë. Duke pasur stabilitet bazik në sektor do të shkojmë nën 30 %. Nivelin e arkëtimeve e kemi rritur me 100 milionë dollarë. Deri në prill 2015 në 18 muaj tejkaluam 300 mijë aktmarrëveshje me debitorët që këta i lanë rrugë se mendja e tyre ishte “rrugë rrugë”. Vlera totale e tyre është 50.5 miliardë lekë ose 505 milionë dollarë. Vlera e kamatëvonesës së falur si pasojë e përfitimit nga skemat lehtësuese është 39 milionë dollar. Në 2014 KESH-i ka blerë me një çmim 2.89 euro më të lirë se në 2013 dhe 15.98 euro më të lirë se çmimi mesatar i 5 vite të fundit. Për 2015 KESH- shiti me 15.5 euro më shtrenjtë. Krahasuar me 2013, ndonëse me 40 % prurje më pak në Fierzë, është rritur rezerva energjetike. Është shlyer 70 % e borxheve të akumuluara nga prodhuesit e vegjël. Me vizatime fëmijësh me tre fletë i gënjenin dhe barrën e financimit ua linin në kurriz”, u shpreh Rama.
Rama: Morëm mbështetjen e BB, qeveria Berisha shkelte zyrin para abuzuesve
Rama tha se mbështetja që qeveria ka marrë nga Banka Botërore dhe institucione të tjera për investime në energji, i është ofruar edhe ish-qeverisë Berisha, por se kryeministri në atë kohë kishte zgjdhur rrugën më të thjeshtë, atë të shklejes së ligjit për të mbajtur pushtetin.
“Mbështetja nga Banka Botërore dhe nga institucione të tjera është rezultat i drejtpërdrejtë në këtë sektor si parakusht për këtë mbështetje. Më parë asnjë se ka përmbushur se kishin politikën e shkeljes së syrit para abuzuesve. Shkelja e ligjit ishin zgjedhje e qartë politike për të mbajtur pushtetin me çdo kusht duke e bërë shtetin copë copë. Sot kemi 15.2 milionë euro grante për projekte të rritjes së eficencës së energjisë elektrike. Kemi kompensuar në shtesë page të drejtpërdrejtë mbi 210 mijë familje të klasifikuara si të varfra dhe në nevojë, që marrin çdo muaj shtesë në pagë, në pension për të përballuar efektin e reformës tarifore. Kemi reformuar formulën e caktimit të blerjes së energjisë nga entet private. Shtuam me 40 mln dollarë financimet në gjenerim dhe kaluam në një fazë të re menaxhimi të kaskadës nëpërmjet kontrollit që i jep und ndërhyrjeve politike: lëre të mbushet se do ta shesim, e kur mbushej plot përmbytej gjithë shkodran dhe i thanë ka rënë shiu më i madh i 100 vjetëve të fundit. Kemi filluar procedurat për prishje të kontratave koncensionare për mbi 30 HEC-e. Koha kur kontrata nënshkruhej e nuk monitorohej ka marrë fund. 9 milionë dollarë kemi investuar për sigurinë e digave në HEC-e”, u shpreh kryeministri Rama.
Ora 11:15 Gjiknuri: Thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin projektligjin e energjisë.
Seanca e sotme plenare ka nisur me diskutimin e projektligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”. Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, duke folur për këtë projektligj dhe për të mirat që ai do të sjell u kërkoi të gjithë deputetëve që ta mbështesnin atë. Duke u ndal tek reformat e deritanishme në këtë sektor, ai theksoi se edhe pse janë blerë rreth 50 mijë matësa ka ende disa konsumatorë që nuk janë paisur me to, por ne po punojmë që deri në fillim të vitit tjetër të paisim çdo familje me matësin e energjisë. Sipas tij humbje në energji sot është 32 % nga mbi 40 % që ishte në kohën e PD-së
“Pr/ligji u hartua me asistencë të plotë të BE, e cila ka mbikëqyrur këtë proçes.. Punë e mirë është bërë edhe për bashkëpunimin me grupet e interesit. Rol të posaçëm luajtën edhe përfaqësuesit e opozitës, bashkëpunim profesional. Pas hapave dhe masave të marra, pasi sektori ishte në kolaps të plotë, nuk kontrollohej as nga pikëpamja e pronësisë, kishte penguar buxhetin. Qeveria hyri në një marrëdhënie me FMN dhe BB që të çlironte buxhetin e shtetit. Kemi blerë 50 mijë matësa, ka shumë konsumatorë pa matësa, por në fillim të vitit tjetër po punojmë që asnjë konsumator të mos jetë i papajisur me matësa të energjisë. Kemi marrë masa të mirëmenaxhimit, mbledhjes së
borxheve dhe ashpërsimi i masave për vjedhësit e energjisë. Borxhi ka zbritur në 95 milionë lekë. Niveli i humbjeve ka shkuar në 32 33% në një vit e gjysmë më parë ishte 45%. Ndaj u kërkoj të gjithëve që ta mbështesin këtë projektligj”.