Rama shkarkon nga detyra zv.ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ardiana Jaku

870
Sigal

Këshilli i Ministrave ka votuar ditën e sotme një sërë vendimesh, mes të cilave është edhe ai për shkarkimin e zv.ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ardiana Jaku.

Vendimi është firmosur nga Kryeministri Edi Rama.

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ardiana Jaku, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA