Rama shkarkon Ditmir Bushatin nga drejtimi i PS në Shkodër

496
Sigal

Kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë asamblesë ka bërë disa ndryshime sa i përket strukturave dhe drejtuesve politikë të qarqeve.

Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtuesi i PS në qarkun e Shkodrës por drejtimi do i kalojë Valdrin Pjetrit, kandidati socialist i shpallur fitues në votimet e 30 qershorit në kryeqendrën e veriut.

Tjetër lëvizje është edhe ajo në qarkun e Lezhës, ku Sandër Lleshaj i merr drejtimin Lindita Nikollës. Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do të marrin drejtimin e qarkut të Tiranës, duke zëvendësuar Blerina Gjylametin. Në qarqet e tjera nuk do të ketë ndryshime.