Rama shet Valdrin Pjetrin/ Bardhi: I damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri e bashki

69

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me denoncimet e Partisë Demokratike për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Sipas dokumentit të publikuar nga PD, Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Madje ai vetë shprehet PD ka firmosur pranimin e fajësisë.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se jo vetëm Valdrini, por as vëllai i tij nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi PS-në, ndërsa thekson se përgjegjësia është individuale.

Pas kësaj deklarate të kreut të qeverisë ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Përmes një reagimi në Facebook, Bardhi shprehet se, ashtu si me Elvis Roshin, Arben Ndokën e Mark Frrokun, Rama po përsërit një film që shqiptarët tashmë e kanë parë.

“Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.