Rama: Shëndetësia falas e pamundur nëse nuk godasim informalitetin

467
Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka folur rreth shëndetësisë falas. Rama nënvizon se lufta kundër informalitetit në shëndetësi është një domosdoshmëri për të bërë të mundur shëndetësinë falas. 
 Shkrimi i Ramës 
 Sot gjatë takimit me operatorë privatë në fushën e shërbimeve shëndetësore për luftën frontale kundër informalitetit. Nga data 1 deri më 6 shtator 2015, krahasuar me 1 deri 6 shtator 2014, kuponat kanë shkuar nga 3.9 milionë, në 6.2 milionë dhe vlera e tatueshme ka shkuar nga 68 milionë dollarë, në 82 milionë dollarë. Kjo është vetëm simptoma më e parë e një transformimi organik, që do të na çojë në shifra shumë herë më të pakrahasueshme me njëra tjetrën, mes të djeshmes, të sotmes, të nesërmes. Është e paimagjinueshme se si farmacitë, dentistët, apo të tjerë operatorë privatë, mund të operojnë në informalitet; shqip në zinxhirin e hajdutërisë ndaj konsumatorit dhe shtetit bashkë. Lufta kundër informalitetit në shëndetësi është një domosdoshmëri dhe suksesi ynë i përbashkët në këtë betejë do të sjellë barna dhe materiale mjekësore shumë më të sigurta, shërbime shumë më cilësore publike si edhe mundësi të reja për investime në qendra shëndetësore e spitale.
Sigal