Rama: Serbët veç si turistë mund të shkojnë në Kosovë

418
Sigal

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me trenin provokues serb. Në përgjigje të një komentuesi në FB, Rama përgjigjet duke e kosnideruar trenin serb si manovër politike. Ai thotë Serbia do të vuajë makthin e së shkuarës deri kur të njohë pavarësinë e Kosovës.
Rama: O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo pune, Kosova eshte shtet o mik, nuk eshte krahine e Jugosllavise e me Serbine e lidh vetem ndertimi i te ardhmes se fqinjesise mes dy shteteve, jo e shkuara rrenuese e serbomadhnise! Serbia do ta vuaje ate te shkuar si makth deri kur ta njohe Kosoven dhe vetem duke e njohur do te shpetoje nga ai makth (qe e shtyn hera – heres ne marrezira si kjo puna e trenit); ndersa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do te vijne nje dite po si zot te vendit s’vijne dot me kurren e kurres Keto lojrat me trena e me aeroplana jane manovra politike, per hesape politike, po hesapi i lirise e pavaresise se Kosoves eshte kry Enver.