Rama: Rilindja urbane, do ta transformojë qytetin e Bajram Currit

460
Sigal

Kryeministri
Edi Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ një ditë pas
vizitës së tij në Bajram Curri, deklaroi se Rilindja urbane do të transformojë
këtë qytet.

Kreu i qeverisë theksoi se ky qytet
ishte një gropë e braktisur harrese, ndërsa turizmi do të bëhet motori i
zhvillimit ekonomik.

“Programi Kombëtar i Rilindjes
Urbane për Tropojën, do ta transformojë qytetin e Bajram Currit nga një gropë e
braktisur harrese, në qendrën e rilindur të një zone bukurish të rralla ku
turizmi do të behet motori i ri i zhvillimit ekonomik e social.

Puna për bulevardin e këmbësorëve
do të vazhdojë fillimisht me unazën e qytetit, gjimnazin dhe kompleksin e ri
sportiv, ku përveç fushës së futbollit do të ndërtohen edhe terrenet e hapura
të lojërave me dorë. Dhe ky është fillimi i përfitimit të madh të Tropojës nga
reforma administrative – territoriale, që e vendos bashkinë e re në kushte të
favorshme për të harmonizuar jetën urbane me një zhvillim rural shembullor. Ne
do të bëjmë për Tropojën më shumë se sa është bërë në 25 vjet të marra së
bashku.”, tha Rama.