Rama rikthen ‘’Partinë e Punës”: Kush spiunon abuzimet merr shpërblim

564
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një nismë të re, që sipas tij do të luftonte korrupsionin.

Kushdo që do të denoncojë raste abuzimesh, do të marrë shpërblim, si në rastin e studentëve që sipas Ramës do të përfitojnë zerimin e tarifës dhe bursë 1-vjeçare.

Postimi i Ramës:

Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!

Kjo nismë e Ramës duket se na kthen pas në kohë, kur në komunizëm, të gjithë spiunët dhe besnikët e partisë merrnin 80 lekë shpërblim për çdo rast të denoncuar. Mbetet për të parë se cilët do të jenë reagimet për këtë nismë të radhës të qeverisë.