Rama rikthehet në parlament me fjalim të ashpër kundër Blushit: Beni vdes për pak ministër!

468
Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në parlament pas një mungese relativisht të gjatë duke replikuar ashpër me deputetin Ben Blushi.

“Beni vdes për pak ministër! – tha Rama. – Aq shumë vdes, sa është gati të shfaqet i rilindur në lëkurën e një personazhe të krijuar prej atij vetë për t’u dukur si personazh i ri në librin e vjetër të politikës.”

Rama e nisi fjalimin e tillë me ironi dhe duke përdorur etiketime të forta ndaj ish-deputetit socialist:

“Më vjen keq për disa të rinj që ngatërrojnë derën e bibliotekës më një partizë. E ka kthyer veten në një personazh të fryrë në jetën e gjallë të jetës reale, që sapo është ngritur këtu mes nesh.Blushi po kërkon një karrige të vjetër në parlament.

E kam dëgjuar vetë njëherë, e kam dëgjuar shpesh prej jush sesi në këtë foltore është rropatur duke recituar hartime me mllefin e vet të pangushëllueshëm.

Erdhi në këtë parlament për të përfaqësuar socialistët e Elbasanit dhe bëri fajin e baltosjes së qeverisjes së tyre dhe gjithë socialistëve të Shqipërisë.

Shto katran e shto bojë në këtë folore!

O Blush, edhe sot kështu mendoj, se ti nuk meriton kohë nga puna jonë po të lëshosh karrigen e deputetit socialist të Elbasanit që e ke uzurpuar padrejtësiht për hesapet e tua personale

Kjo është një përgjigje jo për ty, por një përgjigje për ata që nuk të njohin!”
Sigal