Rama refuzon të komentojë situatën politike: Po flasim për qiellin dhe nuk mund të flasim për nëntokën

509
Shefi i qeverisë Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp sot në Kryeministri por për të folur për ekonominë, jo aktualitetin politik.
Në fakt bëhej fjalë për përurimin e një linje ajrore shqiptare të re. Rama nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment për situatën politike dhe mospjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet e 18 qershorit, ndonëse nga çadra para Kryeministrisë edhe sot janë artikuluar akuza të shumta në drejtim të tij.

I pyetur nga një prej gazetarëve për situatën e pazakontë në vend, kryeministri ka refuzuar të përgjigjet, megjithatë përgjigjja ishte brenda refuzimit të tij.

“Në këtë konferencë po flasim për qiellin që duam të arrijmë dhe nuk mund të flasim për nëntokën”, tha kreu i qeverisë.
Sigal