Rama: Qytetarët të distancohen nga krimi, nuk jemi peng i banditëve

427
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Luan Rama ka dalë përpara simpatizantëve që po qëndrojnë përpara selisë qendrore të kësaj force politike ku ka falënderuar qytetarët që sipa tij treguan solidaritet dhe u distancuan nga krimi.

Sipas tij, qeveria nuk mund të jetë peng i bandave, por duhet të ecë përpara drejt Bashkimit Evropian dhe një emancimi mbarë qytetar. Dhe sipas tij qytetarët do ta tregojnë një solidarizim të tillë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Qytetarë të Shqipërisë ju falënderoj për solidarizimin njerëzor, si shenjë e emancipimit për të ecur përpara. LSI është e vendosur të ecë përpara për të bërë Shqipërinë Evropiane, pa u trembur nga askush por duke i treguar vendin cilindo që bën pakt me krimin. Shqipëria e vitit 2015 nuk mund të qëndrojë peng i bandave dhe banditëve. Prandaj ky solidaritet shembullor, kjo ndjenjë uniteti mbarë qytetare, të na bëjë të ecim më me vendosmëri përpara. ne kemi një sfidë, Shqipëria evropiane. Dhe që të bëhet e tillë ka nevojë për qytetarë të tillë që të distancohen nga krimi, në përputhje me ligjin dhe standardin e një shteti ligjor. LSI dhe Shqipëria janë një. Shqipëria dhe Evropa janë një prandaj forcën vendosmërinë ta demonstrojmë çdo ditë duke punuar për Shqipërinë. Forcën ta demonstrojmë në zgjedhjet e ardhshme duke iu përgjigjur të gjithë atyre që janë kundër integrimit të vendit në BE. përpara për fitoren e radhës sepse nuk është faji ynë që të tjerët tremben nga rritja e LSI, solidariteti i LSI.” tha Luan Rama

Ora 12:20 Simpatizantët e LSI qëndrojnë para selisë qendrore
Edhe pse simpatizantët dhe përkrahësit e Partisë Demokratike janë shpërndarë qetësisht nga protesta e organizuar përpara kryeministrisë, nga ana tjetër janë përkrahësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët vijojnë të qëndrojnë përpara selisë qendrore të kësaj force politike. Qindra simpatizantë vijojnë të qëndrojnë tek selia qendrore e LSI në përkrahje të liderit të tyre Ilir Meta nën thirrjet “Me ty, me ty, Ilir Meta!” –