Rama publikon rezultatet e policisë mbi drogën: Kthesë historike për rendin ligjor

395
Kryeministrit Edi Rama nuk i kanë mjaftuar minutat dhe deklaratat në Konferencën e organizuar në Pallatin e Kongreseve për luftën kundër drogës dhe rezultatet e arritura në dy vite. Në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar foto të aktivitetit, ndërsa ka theksuar se ajo çka bërë Policia e Shtetit në këto 2 vite është një kthesë historike për rendin ligjor në Shqipëri. Në aktivitet ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Italisë dhe SHBA-së dhe sipas Ramës prania e tyre vuloste gjithçka të shfaqur në konferencë, duke iu referuar shifrave për uljen e sipërfaqeve të mbjella me kanabis.

Sigal

Gjatë konferencës, Rama i është drejtuar edhe opozitës, duke thënë se ka akuzuar si kurrë më parë policinë. Madje kryeministri iu përgjigj edhe “disa segmenteve që sipas tij shqetësohen shumë për informalitetin dhe për vendosjen e rendit. “…Policia lufton si kurrë më parë, me drogën e korrupsionin dhe është e akuzuar si kurrë më parë jo vetëm nga opozita, por edhe nga një sërë segmentesh që shqetësohen gjasme shumë dhe për informalitetin dhe për vendosjen e rendin ligjor”, deklaroi Rama.