Rama: Prokuroria detyrën! Policia, jo tundim nga paraja

453
Sigal

Përballë drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, në një takim pas operacionit të Divjakës ku u arrestuan dy trafikantë dhe u sekuestrua një avion si dhe një sasi e konsiderueshme droge, kryeministri Edi Rama kërkoi publikisht që çdo institucion i pavarur të bëjë detyrën dhe të  mos hedh poshtë punën e vështirë të unfirmave blu, duke liruar kriminelë të vënë në pranga prej tyre.
Kreu i qeverisë tha se është koha që, veçanërisht, Prokuroria dhe Këshilli i Lartëi Drejtësisë të hyjnë në një marrëdhënie të re: Të pavarur nga gjithçka, por jo nga Kushtetuta. “Është ora që prokuroria të hyjë në një fazë të re. Prokuroria duhet të hyjë në një marrëdhënie të re, çdo institucion i pavarur është i pavarur nga cdo gjë por jo kushtetuta.  Është ora që KLD ta bëjë këtë, të bëjë detyrën sepse një popull i tërë po poshtëtoret përditë nga gjykata e gjykatës të cilët e kanë gjënë më të lehtë në botë që të lëshojnë rrugëve kriminelë që ju mezi i kapni”, u shpreh Rama. Suksesi i Policisë së Shtetit tha Rama, nuk varet vetëm nga përpjekja e njerëzve me uniformë, por edhe nga pjesa tjetër që duhet të sigurojë të gjithë veprimtarinë antikrim. Në këtë kontekst ai tha se do të të kalojë në parlament ligji për transformiin e Shërbimeve Inteligjente të Policisë së Shtetit në Byronë Kombëtare të Hetimit, që sipas tij “pa dyshim do ta ngre në cilësi të re marrëdhënien me prokurorinë”

RAMA: POLICIA, ENDE LIDHJE ME BOTËN E KRIMIT,  TË MOS TUNDOHET NGA PARAJA
Kreu i qeverisë tha se ka ende lidhje të policisë me botën e krimit, por pohoi se në këto 9 muaj janë këputur një pjesë e mirë e tyre.   “Çfarë përballje titanike është sot në këto kushte, mes parasë së krimit dhe moralit të shtetit që ende nuk e kemi ngritur ashtu siç duhet sepse për të bërë këtë duhet një kohë objektivisht më e gjatë se 9 muaj dhe që e vetmja gjë që ka për të dhënë sot për trupat e plolicisë është lutja që të qëndrojnë përballë tundimeve marramëndesë të parasë së krimit, të një mjedisi të kriminalizuar ku ka parë rrushi rrushin e është pjekur e fryrë nga paraja e derdhur lumë për të kompromentuar kretj shtetin përmes Policisë së Shtetit. Le të jemi deri në fund të vërtetë me njëri-tjetrin. Detyra e përditshme e Policisë së Shtetit është dyfish e rëndë, duhet të luftojë krimin dhe atë pjesë të vetvetes që është ende e lidhur me krimin. Në më pak se 9 muaj janë këputur hijet e krimit por nuk kemi iluzionin se është ndarë me thikë mes parasë së krimit. Është ende larg së qënit realitet, për këtë arsye ne duhet domosdoshmërisht të konsiderojmë në respekt të çdo polici të thjeshtë që për një rrogë jo mjaftueshmërisht të plotë, të trajtojmë çështjen e implikimit të punonjësve të policisë në linjën e krimit si një problem që s’mund të konsiderohet vecse një krim i rëndë. Në polici nuk ka vend për njerëz më lidhje të dyfishta. Nuk është as 10 vjet më parë, por është më pak se 9 muaj më parë se si ishte e strukturuar Policia e Shtetit. Një pjesë e madhe zyrtarësh të mbullur si një kotec gjigand tek Drejtoria e Përgjitshme, dhe pjesa tjetër e dobësuar e tradhëtuar në terren, komisarë që liheshin njëri pas tjetrit rrugëve si jetimë përballë krimit”, u shpreh Rama. Rama tha se partnerët ndërkobmëtarë kishin braktisur policnië, për shkak se operacionet dekonspiroheshin nga brenda kupolës së shtetit. “Një polici deri dje me lidhje vendimtare për fatet e operacioneve mu në zemër të kupolës, tha Rama, ndërsa shtoi se “tashmë policia ka rivënë lidhjet e humbura me partnerët.

RAMA: KRENAR QË JEMI QEVERIA E PARË QË U GJOBIT NGA POLICIA
“Jam krenar që jemi qeveria e parë që u gjobit nga policia, çdo ministër duhet të ndihet vërtet i kënaqur që ishte ministër kur policia kapërceu murin e frikës dhe filloi të vinte gjoba për ministra, për zyrtarë të lartë. Një element i rëndësishëm se e dini sa herë ju ka rënë telefoni me ulërima për të larguar policët nga mecedesi X e Y dhe sa herë jeni detyruar t’i thoni policëve ik nga andej”. Ndërsa për Ministrin e Brendshëm politika nuk duhet të sulmojë policinë, por krimin, ndaj ai kërkoi që të lihen hetimet të vazhdojnë përpara dhe në rastin më të fundit atë të operacionit të Divjakës. Ministri Tahiri u bëri thirrje punonjësve të policisë, që të mos i nënshtrohen asaj që e cilësoi si “pushtet të frikës që kërkon të ngjallë politika”, teksa shtoi se “Drejtësia është më e fortë se padrejtësia dhe shteti është më i fortë se sa krimi.

TAHIRI: AKUZAT NDAJ POLICISE, SHPIFJE, PO RILINDIM POLICINE
Nga tjetër Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në fjalën e tij, i bëri thirrje politikës të qëndrojë larg policisë së shtetit dhe ta lërë atë të bëjë punën e saj. Sipas ministrit, akuzat ndaj policisë së shtetit janë të pavërteta ndërsa shtoi se policia është në krye të detyrës.

“Nuk ka as për t’u habitur që edhe e vërteta që u tha nga Drejtori i Policisë, nuk do mbyllë rubinetin e shpifjeve nga ata që bëjnë politikë me krimin. Kjo që patë është një kronologji e shkurtër po e saktë që përfundoi me arrestimin e trafikantëve dhe kajpen e drogës. Jam i sigurt që nuk ishte operacioni me i vështirë por po të ishte kaq e madhe vëmendja në aksione të tjera, shoqëria do të ishte më e qetë. Ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje politikës të lërë të qetë policinë të bëjë punën e saj. Këtë qytetarët e kanë kuptuar. Si në asnjë vend të botës politika nuk i është sulur krimit por policisë që lufton krimin por edhe këtë qytetarët e kuptojnë. Lind pyetja, po mirë kur qenka i gjithë shteti në këmbë për të bërë trafik, kush do e merrte mundimin për të ulur një avion për trafik?” tha ministri Tahiri. Sipas ministrit Tahiri arsyeja e kapjes së sasisë së madhe të drogës është se është lejuar të mbillet nga qeveria paraadhëse. Tahiri tha se sulmi ndaj policisë së shteti ka për synim dekuramin e saj në luftën kundër narkotrafikut. “Bota e qytetëruar ka zgjedhur qytetarinë, si arsyen shtetformuese me besim tek institucionet dhe te polica e shtetit. Është për këtë arsye që nuk akuzohet askush kur policia franceze kapi në 2013 jo një kile por 1.3 ton kokainë në aeroport. Me standardin e llumit këtu Manuel Vartz nuk do kishte shpëtuar pa qenë kryetrafikanti  i drogës në Evropë. Mjafton kaq për të shpjeguar se ca luftën kundër krimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, e kanë fasadë për të mbuluar të kaluarën e tyre komuniste. Këta persona kanë përfituar vota, para, ndere, imunitet e kështu me rradhë. Është po kaq e qartë se sulmi kundër policisë ka për synim dekurajimin e policisë për t’i dhënë frymë krimit. Rezultatet flasin qartë për punën e policisë dhe jo vetëm që nuk kanë asnjë lidhje me të kaluarën por është në krye të detyrës siç premtuam. Lufta kundër drogës, drogë do kapë. Këta që bërtasin e kanë lënë të mbjellet, të trafikohet. Policia nuk e ka kapur dhe prandaj nuk ka pasur debat. E vëreta është se po kapim drogë të një kohe kur policia jo nuk e kapte drogën por e ndihmonte. E kam biseduar edhe me ndërkombëtaret se po kapet shumë drogë që nuk ishte parë kurrë më parë, por që në fakt aty ishte. Dhe ju siguroj se pas çdo kg drogë të kapur është kurajo dhe vendosmëria e policisë. Ka akoma shumë për t’u bërë, por kemi treguar vendosmërinë për luftën kundër trafikut.” u shpreh ministri Tahiri. Ndër të tjera Ministri i Brendshëm tha se policia ka një plan të qartë për luftimin e trafikut të lëndës narkotike. Në fund ai i bëri apel qytetarëve të besojnë tek puna e policisë së shtetit, pasi siç e cilësoi ministri, po punohet për rilindjen e saj. “Kemi hartuar një strategji kundër narkotikëve. Faza e parë është kjo që po shihni. Ka disa javë që ka filluar faza e dytë ku ka filluar veprimi bashkërendor i policisë me vendorët, shoqërinë civile për parandalimin e kultivimit të lëndës narkotike. Faza e dytë është më e vështirë. Ne po rilindim policinë e shtetit jo si strehë krimi por si shërbim sigurie. Politika do patjetër të ngjallë panikun e pasigurisë në luftën ndaj krimit, qytetarët shikojnë dhe dëgjojnë. Mos u demoralizoni, mos iu nënshtroni pushtetit të frikës që do të ngjallë politika. Ligji është më i fortë se krimi, shteti është më i fortë se krimi. Barra për ta dëshmuar këtë na takon ne dhe do ta bëjmë patjetër. Në fund të ditës do të jetë e qartë për të gjithë se qytetarët do jenë krenar me punën e policisë së shtetit.” tha Tahiri

***

Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, Z. Artan Didi, nё takimin e zhvilluar gjatё ditёs sё sotme me drejtues dhe punonjёs tё strukturave tё Policisё sё Shtetit, ku ishin tё pranishёm Kryeministri i vendit Z.Edi Rama, Ministri i Punёve tё Brendshme, Z.Saimir Tahiri, si dhe drejtues tё tjerё tё lartё tё Ministrisё sё Brendshme e Policisё sё Shtetit, prezantoi operacionin e zhvilluar nё Divjakё dhe kronologjinё e ngjarjes.

 Nё vijim fjala e plotё e Drejtorit tё Pёrgjithshёm tё Policisё sё Shtetit nё kёtё takim:

 Mё datё 10.05.2014 nё zonёn e Divjakё forcat e Policisё sё Shtetit zhvilluan njё operacion policor, gjatё tё cilit u bё i mundur arrestimi i shtetasit Saimir Bajrami, vjeç 39, banues nё Durrёs dhe shtetasit italian Giorgio Riformato, piloti i aeroplanit Piper I-GRMP, nё cilёsinё e personave tё dyshuar nё veprimtarinё kriminale tё trafikimit tё lёndёve narkotike hetimet vazhdojnё.

Mё lejoni qё nё interes tё njё transparence sa mё tё plotё pёr tё gjithё tё interesuarit e publikun e gjёrё tё bёj njё prezantim tё shkurtёr tё veprimeve policore, por dhe tё veprimeve tё agjensive tё tjera nё fushёn e sigurisё tё transportit ajror deri nё momentin e arrestimit tё autorёve tё dyshuar, veprime kёto tё dala nga tё dhёnat qё policia siguroi gjatё veprimeve tё para hetimore pёr kёtё ngjarje.

 

Data/Ora

 

Kronologjia e ngjarjes

 

 

08 Maj 2014 – 10:16

 

Avioni I-GRMP ulet në aeroportin “Nënë Tereza”.  Avioni është nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën. Qëllimi i fluturimit është turistik. Leja e fluturimit nr. 193, lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

 

10 Maj 2014 – 13:26

 

Avioni I-GRMP, tip PA32, niset nga aeroporti “Nënë Tereza” me destinacion Pescara, Itali.

 

10 Maj 2014 – 13:50

 

Avioni, në kuotën 757 metër lartësi, vazhdon fluturimin normal drejt pikës GOKEL. Në pikën DITAN, avioni kthehet majtas, pa kërkuar leje. Kontrollori i trafikut ajror pyet pilotin për aryset e kthesës. Piloti kërkon fluturim për qëllim turistik mbi bregdet. Pas verifikimeve, trafiku ajror aprovon kërkesën e pilotit.

 

10 Maj 2014 – 13:52

 

Avioni zbret pa leje në kuotën 212 metër lartësi. Kontrollori i trafikut ajror e kujton pilotin për lartësinë e ulët dhe impaktin me terrenin.

 

10 Maj 2014 – 13:56

 

Avioni ngrihet në lartësinë 364 metër, por njëkohësisht humbet nga monitorimi i radarit. Avioni vazhdon të qëndrojë në frekuencë radio.

 

10 Maj 2014 – 13:59

 

Avioni humbet komunikimin në radio. Kontrollori i trafikut fillon ndjekjen e procedurës së emergjencës.

 

10 Maj 2014 – 14:11

 

Shefi i Komisariatit Lushnjë, Nёnkomisar H. Mitri informohet se një avion i vogël po fluturonte nga Bedati dhe po ulej në Divjakë. Ai informon Drejtorin e Përgj. të Policisë dhe  Ministrin e Punëve të  Brendshme, tё cilёt urdhёrojnё fillimin operacionit pёr gjetjene avionit.

 

10 Maj 2014 – 14:13

 

Efektivat e policisë së Divjakës nisen drejt vendit të ngjarjes për verifikim të informacionit. Ata njoftojnë sallën operative të kufirit në Durrës dhe Drejtorin Rajonal për Kufirin. Marrin detyrë për bllokimin e zonës.

 

10 Maj 2014 – 14:18

 

Sipas procedurave të emergjencës, njoftohet Sektori i Koordinimit të Forcave Ajrore dhe Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit në Forcat e Armatosura. Nis koordinimi i gjithë strukturave.

 

10 Maj 2014 – 14:20

 

Efektivat e policisë mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë mjetin e ulur dhe pilotin, 2 metra larg avionit, teksa mbante nё dorё 2 çanta. Avioni kishte ngecur në rërë, i dëmtuar.

 

U konstatua se piloti ishte Giorgio Riformato, me nënshtetesi italiane.

 

10 Maj 2014 – 14:21

 

Qendra e Kontroll-Raportimit informon zëvendëskomandantin dhe Shefin e Shtabit të Forcave Ajrore mbi të dhënat e planit të fluturimit.

 

10 Maj 2014 – 14:23

 

Koordinatori ushtarak pranë Albcontrol Tirana dhe Qendra e Bashkuar Operacionale njoftojnë Postën e Kontroll-raportimit në Hortiatis – Greqi, Licola – Itali dhe Torrejon – Spanjë.

 

10 Maj 2014 – 14:33

 

Patrulla e dytë, në aksin Divjakë – Plazh, identifikoi dy automjete të ndaluara buzë rrugës, Mitsubishi me targë AA794HU që po ngarkohej në rimorkio të tërhequr nga Range Rover me targë AA500CX. Një shtetas po largohej nga automjeti në drejtim të pyllit me një çantë të zezë. Policia bllokoi makinat, të dyshuara me ngarkesë lënde narkotike dhe u vu në ndjekje të shtetasit në largim.

 

10 Maj 2014 – 14:35

 

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë u nisën për në vendngjarje Drejtori për Narkotikët dhe Trafiqet Z..Faskaj dhe Shefi i Sektorit të Narkotikëve Z. Selfollari.

10 Maj 2014 – 14:50 U identifikuan personat e ndaluar dhe pronari i automjetit ku gjendej lënda narkotike. U la detyrë verifikimi i pronarit të mjetit ku u gjet lënda narkotike.

Kontaktohet me palën italiane për të verifikuar gjeneralitetet e pilotit italian dhe të dhëna për aktivitet kriminal tё tij.

 

10 Maj 2014 – 15:30

 

Shefi i Komisariatit tё Policisё Lushnjё njofton prokuroren e rrethit, (Znj. Merita Selimi )

 

10 Maj 2014 – 15:35

 

Mbërrijnë në vendngjarje FNSH-së nga Tirana dhe Fieri. Kufizohet zona e plazhit dhe pyllit të Divjakës. Fillon operacioni i kërkimit.

 

10 Maj 2014 – 16:04

 

Policia e Durrësit verifikoi se pronari i makinës Mitsubishi ku u gjet lënda narkotike ishte Julian Hoxha. Ai deklaroi se mjetin ia kishte dhënë në përdorim Sajmir Bajramit, 39 vjeç. Rezultoi se ky shtetas kishte mbërritur në Shqipëri dy ditë më parë.

 

10 Maj 2014 – 16:22

 

Ёshtё njoftuar Prokuroria e Krimeve tё Rёnda

 

10 Maj 2014 – 16:26

 

Nga pala italiane jepen tё dhёna lidhur me shtetasin Giorgio Riformato e precedentёt penal tё tij.

 

10 Maj 2014 – 16:50

 

Në afërsi të avionit të rrëzuar, në pjesën e pyllëzuar u gjetën 8 çanta, të cilat dyshoheshin si lëndë narkotike. Gjithashtu u gjetën 3 doreza plastike, një sinjal automjeti dhe një flamur. Ato u sekuestruan si prova materiale.

 

10 Maj 2014 – 17:51

 

Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” në pyllin e Divjakës u kap Sajmir Bajrami. Në çantën e tij u gjetën 27,550 Euro, çelësat e automjetit dhe leja e drejtimit.

   

Operacioni pёrfundon:

– me arrestimin e 2 personave

-dhe sekuestrimin e lёndёs narkotike.

 

Hetimet vijojnё nga Prokuroria e Krimeve tё Rёnda dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Policisё sё Shtetit