Rama: Prokurorët shkelën ligjin, të shkëputen telefonikisht nga partitë

67
Kryeministri Edi Rama u shpreh se prokurorët shkelën ligjin, duke i përmendur atij burgosjen e ish-kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader. “Është në shkelje të plotë të ligjit. Vetëm kaq mjafton për të thënë se në çfarë pike jemi. Desha t’ju kujtoj atyre që të bëjnë punën e tyre të shkëputur telefonikisht apo në çfarëdo forme tjetër nga partitë politike dhe të çojnë përpara një proces për të cilin kanë shkollën, kanë dhe eksperiencën e nevojshme që mos turpërojnë institucionin dhe të mos na turpërojnë të gjithëve”, u shpreh Rama në një intervistë për Tv “Klan”. Ai pranoi se Shqipëria vuan nga problemi i krimit të organizuar. “Kush mendon se Shqipëria është atdheu i krimit të organizuar dhe fatkeqësisht një pjesë e rëndësishme e konsiderueshme e medias sonë e promovon këtë imazh, thjesht gabon. Rezultati që ka pasur kjo qeveri në luftë me krimin e organizuar nuk e ka pasur asnjë qeveri më parë. Është shumë e thjeshtë”, u shpreh Rama. Shefi i qeverisë hodhi poshtë se kishte intimiduar prokurorët, siç veproi me gazetarët. “Absolutisht jo! Unë thjesht kam mbajtur qëndrimin e Partisë Socialiste bazuar në raportin e komisionit tonë të mandateve dhe në çfarë kam parë me sy dhe kam dëgjuar me veshë si të gjithë shqiptarët”, tha Rama.