Rama: Problem për të gjithë është drejtësia, për Presidentin, Qeveria

390
Sigal

Edhe  njëherë tjetër dje në një intervistë, Kryeministri Rama e ka atakuar Presidentin Nishani, duke dhënë arsyet që Presidenti nuk ka dekretuar ligjet e rëndësishme të maxhorancës, si atë për Shkollën e Magjistraturës, “Për Policinë e Shtetit” dhe për “për KLD”- në.

“Më shumë se keqardhje për “shpjegimet” e Presidentit!- shkruan Rama në FB. – Për shqiptarët dhe botën, ‘kanceri’ është drejtësia – për Presidentin, problemi është Qeveria! Pavarësisht kësaj, Kryeministri Rama ka theksuar se sesioni i ri parlamentar do të jetë sesioni i reformës rrënjësore të drejtësisë dhe i thellimit të reformave antikorrupsion në çdo fushë e pa dallime