Rama: Problem për investimet e huaja në Shqipëri është drejtësia

459
“Problem për investimet e huaja në Shqipëri nuk janë taksat problemi, por drejtësia, titujt e pronësisë dhe kulifikimi i krahut të punës”, është shprehur kryeministri Edi Rama në konferencën “Profesionet më të kërkuara”.
“Në thuajse çerekshekulli tranzicion ne humbëm tërësisht shqisën e zanateve dhe e transformuam të gjithë rrugën e investimit në dije, në një rrugë në një korsi të vetme, që ishte korsia e arsimit të lartë. Bëmë gjithçka mundëm për të ndërtuar një piramidë iluzionesh, duke iu krijuar praktikisht të gjithë të rinjve dhe prindërve idenë se çdo kush mund të bëhej jurist, ekonomist, inxhinier dhe se kishte ikur koha që njerëzit të jepnin me ambicien e të qënit zejtarë, e të pasurit të një zanati”, tha Rama.
Ai shtoi më tej se tashmë është çelur nëj korsi alternative e arsimimit, ajo për zantet, dhe kjo tregohet nëpërmjet dyfishimit të numrit të nxënësve në një vit në shkollat profesionale.
“Kemi filluar duke çelur korsinë alternative të zanateve, për të gjithë ata të rinj që për arsye nga më të ndryshmet nuk ndjekin universitetin, por pa dyshim jo një korsi zanatesh si një rrugë dytësore, pra, e dorës së dytë, por një korsi zanatesh që ne synojmë dhe jam i bindur që në një të ardhme jo shumë të largët të bëhët zgjedhje ku jo vetëm ata të cilët nuk ndjekin dot universitetin po dhe të tjerë që bëjnë këtë zgjedhje të jenë në gjendje që përkundër zgjedhjes së tyre të marri një arsim cilësor”, u shpreh kryeministri.
Sigal