Rama: Prishjen e pallatit do ta bëja 1 mijë herë

555
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Tonight” të gazetares Ilva Tare, ka komentuar rastin e shembjes së pallatit të vjehrrit të kreut të PD-së Lulzim Basha në Vlorë, për të cilin gjykata e Strasburgut akordoi një dëmshpërblim prej 14 milionë eurosh. Pavarësisht këtij vendimi, Rama tha se do ta kishte bërë 1 mijë herë të njëjtin veprim, ndërsa shtoi se beteja për rastin në fjalë do vazhdojë e nuk mbetet me kaq. Ai u shpreh se Shqipëria po bëhet gati për një tjetër apelim në Strasburg. “Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha 1 mijë herë. Kemi bërë një shpronësim të ligjshëm. Ankuesit nuk kanë kontestuar prishjen, por shifrën”, u shpreh Rama. Prishja e pallatit buzë detit në Vlorë u bë për të nisur ndërtimin e Lungomares, projektit aq shumë të reklamuar nga qeveria “Rama” në mandatin e saj të parë.
Sigal