Rama pret kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Vilën Qeveritare në Durrës

555
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e Vilës qeveritare në Durrës.
Kryeministri Rama, si i zoti i shtëpisë, ka qëndruar në oborrin e Vilës qeveritare, për të pritur delegacionin. Siç u pa edhe nga pamjet direkte që vinë nga Vila, shihet se Rama ka zgjedhur të vishet me kostum si dhe atlete.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë homologu ende në detyrë, Isa Mustafa i Kosovës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Sigal