Rama pret ambasadorin gjerman, Hellmut Hoffmann

556
Sigal

Ambasadori i ri gjerman në vendin tonë Hellmut Hoffmann, është takuar sot me kryeministrin e ardhshëm Edi Rama. Lajmi është konfirmuar nga Kryesocialisti në rrjetin social Facebook, ku ka postuar edhe një foto nga takimi. Ambasadori i Gjermanisë Helmut Hoffman tha se, po ndjek me vëmendje zhvillimet në vend ndërsa është shprehur optimist se Shqipëria do tregoj se do ecë përpara drejt reformave integruese në familjen europiane.“Ne e presim me interes zyrtarizimin e qeverisë dhe është misioni ynë t’i vëzhgojmë zhvillimet politike në vend. Por besoj se, Shqipëria ka shansin që ajo të tregojë se do të ecë përpara drejt rrugës së reformave dhe të integrimit në Bashkimin Europian. Jam optimist që do të shënohet një hap i ri në zhvillimin e kulturës politike në vend. Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me Shqipërinë për një zhvillim ekonomik dhe social të vendit” tha ambasadori. Më herët Hoffmann pati një takim me Avokatin e Popullit Igli Totozani ku shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për t’i ofruar konsulencë qeverisë shqiptare sa i takon realizimit të reformave. Ambasadori Hoffmann theksoi se, po “pritet me interes zyrtarizimi i mandatit të ri qeveritar dhe ecuria e zhvillimeve politike”. Ai u ndal edhe tek çështja e komunitetit rom, duke u shprehur se kjo është një tematikë shqetësuese për edhe për shumë shoqëri në Europë, ndërsa theksoi se, duhet të gjendet një zgjidhje konstruktive.