Rama pranon propozimin e Bashës, firmos emërimin e drejtorit të ri të OSHEE-së, ja kush është

441
Emërohet drejtori i ri teknik i OSHEE, i propozuar nga Partia Demokratike. Mësohet se sot kryeministri Ed Rama firmosi emërimin e Haki Mustafës, i cili do të jetë dhe administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Po ashtu, bëhet e ditur se Mustafa dikur ka qenë kreu i Njësisë Bashkiake nr. 11 në Laprakë.

Ky është drejtori i katërt teknik që kreu i qeverisë firmos, pas marrëveshjes së lidhur me liderin e PD-së, Lulzim Basha më 18 maj. Përveç disa drejtorive, PD mori të drejtën që të propozojë dhe 6 ministra teknikë, përfshi dhe zëvendëskryeministrin.
Sigal