Rama: Përgjim pas ferre, në takim vetëm drejtorët që janë pjesë e strukturave të PS

113
TIRANE – Nga salla e Kuvendit kryeministri Edi Rama foli për herë të parë regjistrimin audio që ish-kreu i qeverisë Sali Berisha publikoi në Facebook, e ku e akuzonte Ramën se shfrytëzonte drejtorët e administratës për fushatën elektorale. Shefi i mazhorancës tha se shteti nuk është përdorur për fushatë, pasi takimi ka qenë me drejtorë të administratës të cilët janë njëherësh pjesë e strukturave të Partisë Socialiste. Ishte fillimisht, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka i cili e cilësoi kryeministrin Edi Rama hipokrit pasi sipas tij është fakt që u ka dhënë urdhra drejtorëve të vjedhin votën e shqiptarëve.
“Meqë u hap tema e të shikuarit mbrapa ferrave dhe e përpjekjes për të kthyer përmbys një fakt që po e them si ka ndodhur, si ndodh dhe si do ndodhë. Ne nuk bëjmë mbledhje me administratën për fushatë. Këtu fillon ndryshimi i parë mes nesh dhe jush. Ne nuk i mbledhim drejtorët e administratës që tu themi tani ju shteti, jeni partia, ne partia, jemi shteti kështu që ju duhet të mbushni mitingjet e kutitë tonë. Në mbledhjet tona janë të pranishëm edhe drejtorët në administratës që janë pjesë e strukturave të PS, dhe që nuk vijën aty si drejtorë. 
Në Shkodër, meqë i referoheni një materiali të nxxjerrë dhe të shkëputur nga konteksti. Më parë ishim në një nga strukturat sektorët e suksesshëm të administrimit dhe një djalë i cili quhet Flauers Shoshi të cilin e keni vendosur ju, të cilin ne nuk e kemi lëvizur por e kemi mbështetur se është një menaxher i shkëlqyer dhe mund ta pyesni a ishte në mbledhje me strukturat apo jo. Ashtu sikurse çdo drejtor që ka qenë aty dhe ka ardhur më pas dhe nuk është pjesë e strukturave të PS. Ne në strukturat tonë nuk i ndajmë se kush është drejtorë e kush jo, por asnjë herë nuk japim detyra për të vjedhur vota, se nga organizimi ynë e keni parë se si dilni me ne dhe do ta shikoni edhe këtë 21 qershor. Pyesni edhe drejtorin e arsimit në Durrës? Nuk ishte, sepse nuk është pjesë e strukturave të PS-së apo të LSI-së, meqë takimet e i bëjmë të përbashkëta”, u shpreh kryeministri.
Ora 12:50 Audio-regjistrimi, Berisha: Nuk i shkela privatësinë, i çorra fytyrën Ramës. Bravo i qoftë atij që e filmoi 
Ish Kryeministri, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi edhe njëherë kryeministrin Rama se ka angazhuar drejtor të administratës për fushatën elektorale. Ai tha se publikimi i videos nuk është shkelie e privatësisë, por një e vërtetë që u bë publike për të gjithë shqiptarët. 
“Zotëria e din se nuk kam përdorur asnjëherë regjistrime private të asnjë njeriu. Privatësia është privatësi dhe unë nuk ja prek asnjë njeriu. Për privatësi unë ja hoqa fytyrë. Por këtu kemi të bëjmë me një proces të rëndësishëm për vendin. Që mazhoranca e ka filluar me raste kriminale në Durrës e më pas dje në Kolonjë. Mund të thuash se e ka bërë Edi Rama, por nuk mund të heshtësh kur Rama thotë se banditi thotë se e goditi Xhaxhai i tij. Ndërsa banditi thotë se nuk ka asnjë lidhje me atë që goditi. Kryeministri duhet të dalë këtu dhe të dënojë goditjen në Durrës, në Kolonjë dhe në Kukës. Ku 20 policë goditën qytetarin dhe policia vetëm përsëriti atë që tha hekurani i saj. Unë nuk manipuloj kurrë por i hoqa fytyrën. Bravo i qoftë atij që e ka regjistruar. Ky thotë se detyrë konkrete do të jetë për secilin, që me letër në dorë, tu thuhet se këto janë votat që ju duhet të siguroni, ndaj ose vidhni ose ikni”, tha Berisha.
Më tej Berisha tha se regjistrimi që ai ka publikuar do të shkojë në çdo zyrë të Europës dhe botës, në mënyrë që ata të njohin se cila është fushata e Edi Ramës në këto zgjedhje.
“Ky regjistrim do të shkojë në çdo zyrë të europës dhe botës që ata të njihen se cila është fushata e Edi Ramës në këto zgjedhje. Në Durrës dje i kanë kontrolluar, kontroll truporë, gati sa i kanë zhveshur njerëzit për tu futur në sallë. Garda ka kontrolluar çdo qytetar. Unë nuk jam për mos kontroll por jo në atë shkallë. Të dëgjova për mashtrime të tjera. Akti i parë që bëre është se more 18 mijë hektarë për “Koçot” e tu, bashkë me Koçot. Nuk i more në bazë të ligjit. Në 2 vjet nuk shpërndave një qindarkë, por po i shpërndanë tani në fushatë. I ekzekutove për së dyti dëshmorët, bëre fushatë tek kokat e tyre. Ata që u vranë u vranë për liri në kuptimin e plotë të fjalës dhe jo që të kakarisësh ti tek kokat e tyre. Të nxjerrësh Erion Veliaj të flasë tek Varrezat e Dëshmorëve është njëlloj si t’i imagjinosh ato si varrezat e gënjeshtarëve. Ai është simbol i vashtrimit. Ai u thoshte dje qytetarëve se për mua do votojë edhe doktor. Kosova pse nuk tha se do votojë edhe Pandeli Majko. Zgjedhjet janë në rrezik të madh. Por ju keni një fat të madh, në 21 qershor do keni fatin e Hasanit. Të gjithë do jeni një Hasan i madh”, tha Berisha 
Ora 12:30 Rama: Ju e dini mirë situatën, por Berisha ju thotë: Bëni sikur s’kuptoni se ndryshe ikni
Rama tha se kanë qenë demokratët ata që në zgjedhjet e vitit 2011 abuzuan me listat dhe votuesit. Sipas kreut të qeverisë, demokratët janë të ndërgjegjshëm për çka ka ndodhur, por se janë peng i urdhrave të ish-kryeministrit Berisha.
“Ju kujtohet debati në zgjedhjet e shkuara për çështjet e fryrjes së listave lëvizjeve të panatyrshme dhe ju kujtohet mirë se ç’bëtë ju në KQZ me përfaqësuesit tuaj, i bllokuat të gjitha debatet dhe nuk lejuar asnjë lloj hetimi administrativ. E patë çfarë bëri KQZ, e patë votimin e atyre që ka zgjedhur kjo mazhorancë? Ju bëni sikur nuk kuptoni se vetëm kështu mund të rrini këtu sepse jeni të gjithë peng i dikujt që ju thotë bëj sikur nuk kupton se po kuptove ikën. Në qoftë se ju në 2011 ngritët një industri të tërë dhe sollët nga Durrësi mijëra njerëz dhe i regjistruar në Tiranë, pa llogaritur të tjerat. Ka dhe njerëz që mund të kthehen për ne nuk ka problem, vetëm se kam shumë merak për ju, se prapë do lini fytyrën në këtë histori se do të shikoni mirë, që në ato lëvizje është krejt tjetër historia”, tha Rama.
Rama: Masa drejtorëve që nxjerrin nxënësit në mitingje
Rama paralajmëroi masa ndaj drejtorëve që mbyllin shkollat dhe detyrojnë nxënësit t’i bashkohen mitingjeve elektorale.
“Unë ju siguroj se koha kur nxënësit përdoreshin për të mbushur sheshet, koha kur mbylleshin shkollat, kur drejtorët e shkollave pavarësisht përkatësisë së tyre merrnin shkollën dhe e sillnin në fushatë ka vdekur. Në bazë të udhëzimit të prerë që kam dhënë në rast se do të denoncohet një shkollë e vetme që mbyllet për të nxjerrë nxënësit në takime elektorale të jeni të sigurt që do të merret masë e menjëhershme që nga drejtori i shkollës deri tek drejtori i arsimit”, -u shpreh Rama.
Ora 12:20 Paloka: Shqiptarë, mos lejoni t’ju blejnë votën drejtorët që u ka dalë boja
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi edhe një herë Ramën se po angazhon drejtorët e administratës për fushatë duke theksuar se ata po i vjedhin votat.
“Jo më larg se dy ditë më parë kryeministri është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, duke mashtruar. Doli një material se si ky hipokrit i pafytyrë se si ky që akuzonte për pjesëmarrjen në miting, u jep urdhra drejtorëve që jo vetëm të marrin pjesë në votime por edhe të blejnë vota. Ky tha se do të hedh në gjyq për shpifje. Ndërkohëqë Ilir Meta tha se po ishin drejtorë administrate, ndërsa kryeministri tha që ishin drejtorë fushate. Kë të besojmë ne? Kryeministri tha me gojën e tij se janë disa drejtorë që na kanë nxjerrë bojën, dhe nuk e kishte fjalën për drejtorët e fushatës, por të administratës. Si jua jepkan votën shqiptarët këtyre njerëzve që u kanë nxjerrë bojën këtyre. Këta nuk do shkojnë shtëpi për shtëpi për të kërkuar votat e shqiptarëve, por për të shpërndarë thesin e korrupsionit dhe për tu blerë votat qytetarëve. Shqiptarë, në këto zgjedhje shkoni me mend në kokë dhe mos prisni t’ju blejnë votën drejtorët e këtij që u ka dalë boja. Ky thotë votoni për Erionin, sepse ky nuk ka hallin e politikës por të qytetarëve. Erionin e dëgjova dje në një takim Elektoral. Dhe thoshte “ këta na marin për budalla ne”?! Por jo ne nuk e marim për budalla por për kokrrën e hajdutit. Dëgjova dhe Gjushin i cili tha se të gjithë durrsakët pas 21 qershorit do të jenë në punë. Por pse po priska 21 qershorin ai dhe nuk i punëson durrsakët më herët. Këta janë ata përfaqësuesit e qytetarëve që luftojnë për qytetarët, ndaj dhe thotë edhe kryeministri që votoni për Gjushin dhe Veliajn se këtyre ju këputet barku për ju. E dëgjoni si thotë, nuk janë zgjedhje politike, mos e shprehni revoltën prisni thotë. Votoni për Erjonin, votoni për hasanët”, -tha Paloka. 
Meta-Palokes: Provat coi ne prokurori
or pikërisht përmendja e kreut të bashkisë së Kukësit Hasan Halilaj ka sjellë edhe reagimin e Metës, i cili e ka “marrë” në mbrojtje duke i kërkuar që provat le t’i çojë në Prokurori.
“Të gjitha provat çojini në Prokurori. Ne mbështesim prokurorinë për të dënuar ata që shkelin ligjin. Për këtë gjë, edhe për ata që vodhën lekët e Ujësjellësit. Hasani nuk pranoi ta merrte në dorëzim Ujësjellësin dhe sot Kukësi nuk ka ujë, nga ujësjellësi yt. Pyet Kukësin, ku janë ata që firmosën Ujësjellësin e Kukësit. Hasani iku dy muaj para se të ikje ti si ministër i brendshëm”, – tha Meta
Deputet i Partisë Demokratike Paloka gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo mazhorancë qeverisëse nuk ka marë asnjë vendim për kthimin dhe kompensimin e Pronave, duke thënë se gjithçka që Kryeministri thotë janë vetëm mashtrime.
Shqiptarët e panë edhe një herë se kë kanë kryeministër. Nipi i Spiro Kolekës na thotë ne se ne jemi e shkuara. Mashtroi nga fjala e parë deri tek e fundit. Nuk kanë marë që kur kanë ardhur asnjë vendim për kthimin dhe kompensimin e pronave. Mashtroi këtu siç mashtron çdo ditë. Është kapur prap në flagrancë duke shkelur ligjin, është kapur duke mashtruar” tha Paloka.