Rama për Rai 3: Duam me çdo kusht të hyjmë në BE, kjo mbetet ëndrra jonë

410
Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur ndryshe për kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare ishte i ftuar në emisionin “Agora Estate” në televizionin italian Rai 3 me gazetaren Rosa Melucci. Rama tha se pavarësisht situatës brenda unionit, Shqipëria vazhdon të kërkojë me çdo kusht integrimin në BE, duke e konsideruar një projekt madhor…edhe pse i ndërgjegjshëm se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është e lehtë
“Sigurisht duket pak paradoks, që ndërsa janë shumë që duan të dalin, si UK, apo shtete të tjera, jemi ne në Ballkan që duam të futemi me çdo kusht. Sigurisht ne dëshirojmë të futemi me çdo kusht në Bashkimin Europian, vazhdojmë të besojmë në këtë projekt të madh. Ne mendojmë se Europa është në një situatë të vështirë, por kjo nuk do të thotë të dalim Europa, sepse do të ishte si të dalim nga historia”. 
Shqipëria dhe Italia janë dy vende fqinje me marrëdhënie historike mes tyre, e ku pika më e fortë ndërlidhëse janë emigrantët. Debatet e forta në studio për emigracionin, kryeministri Rama ju përgjigj duke thënë se italianët, nuk duhet të harrojnë se janë një shtet që kanë pasur gjyshërit e tyre që kanë emigruar në SHBA.
Ashtu sikundër nuk la pa përmendur faktin se ndryshe nga 25 vjet me pare, pllaka e historise eshte kthyer dhe tashme jane italianet qe vijne ne Shqiperi. Rama tha se jane te shumte sipërmarrësit italianë që kanë zgjedhur vendin tonë për të bërë biznes, duke pasur në favor të tyre taksat e ulëta dhe forcën e lirë të punës. 
“Kohët kanë ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme, jemi në një situatë të ndryshme, 25 vite më parë shqiptarët vinin në Itali të uritur. Tani në Itali jetojnë 40 mijë shqiptarë që paguajnë rregullisht taksat. Shqiptarët përveç se janë integruar dhe kemi edhe student të shkëlqyer, kemi 20 mijë italianë që jetojnë në Shqipëri, apo edhe shumë sipërmarrje italiane që vijnë në Shqipëri. Sepse janë taksat janë të ulëta dhe nuk ka presion financiar dhe padyshim ka krah të lirë pune”, – u shpreh kreu i qeverise shqiptare. 
Sigal