Rama për opozitën: Po lënë pa punë dhe presidentin

432
Sigal

Kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në njësinë 5 ka përmendur me emra tre kryebashkiakë të Partisë Demokratike, që sipas tij, kanë punuar dhe duhet të ishin në zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama deklaroi se kryebashkiaku i Tropojës, i Devollit dhe i Përmetit duhet të ishin në garë. Më tej ka shtuar se opozita po lë pa punë edhe presidentin Meta.

“Kush i nxori këta nga zgjedhjet, ne i nxorëm. Ai Besniku në Tropojë ka punuar. Pse e nxore nga gara jepi përgjigje? Atij të Devollit, jepi përgjigj, atij të Përmetit pse e nxore nga gara. Është e pa imagjinueshme nuk konceptohet dot, shko pra futu në garë. Ata po lënë pa punë edhe presidentin, edhe ai po i bie këmbës ta heqin nga puna”, tha Rama.