Rama për “Il Mattino”: Evropa është bërë më pak strategjike dhe më shumë taktike

408
Kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për gazetën italiane “Il Mattino” deklaron se Evropa ka humbur në egoizëm. Rama thekson se sot BE është më shumë taktike dhe më pak strategjike.
Rama thotë se kriza e emigrantëve në Mesdhe vë në pah hendekun dramatik që ekziston në Evropë prej kohësh ka humbur në egoizëm, nacionalizëm, taktika politike dhe elektorale që konsumohen në vende të veçanta anëtare në BE.
Pyetjes nëse sot Evropa është më pak përkrahëse, kreu i qeverisë shqiptare përgjigjet: Do të thoja se ka një mungesë në rritje të gatishmërisë për të respektuar vlerat autentike. Më pak strategjike dhe më shumë taktike, viktimë e vetë-interesit për shkak të llogaritjeve të brendshme të kombeve të veçanta.”
I pyetur nëse Shqipëria ende është e interesuar për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ai thotë se, “aspirata evropiane nuk është e lidhur me një periudhë të caktuar historike, por është një projekt i madh, ndoshta ëndrra më ambicioze që njerëzimi ka qenë në gjendje të krijojë”.
“Tragjedia që po ndodh në Mesdhe sigurisht nuk është një arsye për të braktisur projektin, por mundësi për të rinisur një Evropë që shkon përtej financave, idesë se një numër shtetesh janë bashkë vetëm për arsye ekonomike dhe komoditet individual”, shprehet Rama.
Sigal