Rama: Për herë të parë rishikim buxheti me rritje, + 3.2 mld lekë

654
Sigal

TIRANE – Kryeministri Rama tha sot se është rishikuar buxheti i shtetit dhe janë shtuar 3.2 miliardë lekë. 
 
“Është një moment i rëndësishëm: Si rezultat i një periudhe që na jep mundësinë sot të ndërhyjmë në buxhetin e vendit. Janë 3.2 miliardë lekë ose 32 milionë dollarë, përtej objektivit ambicioz të vendosur sëbashku me FMN. Që na japin mundësinë që këtë vit të fillojmë me uljen e defiçitit dhe të borxhit publik, edhe pse objektivii ishte të fillonte vitin e ardhshëm. Është e para herë pas 5 vjetësh rrjesht që rishikimi i buxhetit nga qeveria bëhet me rritje jo me rënie kemi pasar fatkeqësinë që për 5 vite të kishim një qeveri që bënte parashikime përtej mundësive duke shfrytëzuar paratë e parashikuara por që nuk i kishte dhe në fund të vitit kthehej në parlament për ta rishikuar buxchetin me ulje.
 
 4.3 miliardë falë këtij rishikimi me rritje vendosen në dispozicion të gjithë pjesës më të dobët të shoqërisë personat me aftësi të kufizuar, të cilëve shteti u lan përfundimisht borxhet, e akumuluara nga mungesa e plotë e ndjeshmërisë ndaj kësaj shtrese nga brutaliteti i një  modeli qeverisës të bazuar tek propaganda për të sunduar dhe jo tek rezultatet për të shërbyer dhe fund padrejtësisë më të madhe sociale të kthyer në instrument për të spostuar paratë që i detyroheshin asaj shtrese në drejtime të tjera në funksion të pushtetërimit
 
15.2 miliardë lekë, ose 152 milionë dollarë që shkojnë për investime kryesisht të lëna rrugëve për infratstkutrë rrugore, nga rruga e valbonës, kukës krumë, lushnje berat që është bërë një gangrenë, lin Pogradec, plepa rrogozhinë,korcë ersekë…51 projekte që kanë mbetur rrugëve dhe që kanë arritur të financiohn deri në plus 50 % do të plotësohen 100 % dhe do të investohemi fuqimisht që tu rrimë në kokë kompanive që të rrinë ditë natë për të realizar këto.
 
Ndërkohë janë 100 projekte të tjera të celura pa para, shirita të prerë, dhe pastaj një financim tërësisht i dobët që do të futen në programin e financimeve për të shtyrë më tutje procesin, por në pamundësi për ti përfunduar bernda këtij viti.
 
Infrastrukturë shëndetësore.1.1 miliardë në mjete emergjence, rreth 2-0 autoambulanca të reja, helikopterë të ndihmës së shpejtë,
 
Infrastruktura arsimore: 7 milionë dollarë, për projektin e kalimit nga librat tek tabletat dixhitale. Kemi bërë marrëveshje me Google për të marrë platformën falas”.