Rama: PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu

488
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndërprerjes së seancës parlamentare, e dyta javë radhazi, që vjen si pasojë e përjashtimit të një deputeti të opozitës. Rama e lidh qëndrimin e PD-së me humbjen e zgjedhjeve duke bërë ironi me fjalë popullore.

“Përsëri pushtohet foltorja e ndërpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu ”, shkruan Rama.

Deputeti i PD-së Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare, pasi nuk lejoi vijimin e seancës, në një debat me Gramoz Rucin, i cili i preu fjalën Berishës. Por pas përjashtimit Noka nuk pranoi të dilte nga parlamenti dhe Ruci ndërpreu seancën. Maxhoranca e quajti këtë një skenar, ndërsa për opozitën Rama ofendoi një deputet (Berishën).

Sigal