Rama, pas takimit të Peleshit me banorët e Zharrëzës: Përgjegjësinë për hallet e tyre e ka opozita

519
Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit javor të kësaj të diel, ka akuzuar PD si përgjegjëse për atë që ka ndodhur në Zharrëz. Më tej Rama është shprehur, se qeveria ka gati zgjidhjen dhe dëmshpërblimet për banorët që protestojnë para Ministrisë së Energjisë. Sipas Ramës, “Qeveria e dëgjoi me vëmendje shqetësimin e tyre dhe angazhoi një ekspertizë dhe sipas tyre patjetër që lidhet me zonën, por jo me operacionin. Mundësia tjetër është që të kenë ndodhur lëvizje të shtresave që provokojnë tërmete artificiale. Qeveria ndaloi injektimet dhe tani presim konkluzionin përfundimtar të ekspertizës. Ndalimin e kërkojnë edhe ata që udhëtuan drejt Tiranës, por aktualisht nuk ka injektime të ujit teknologjik. Banorët të braktisur nga shteti, do të zgjidhim njëherë e mirë problemet. Qeveria po punon për të evidentuar të gjitha dëmet dhe inventari është në përfundim. Kemi folur me kompaninë dhe po punohet për dëmshpërblimin sa më parë. Plan për punësimin. Po pse protesta kulmoi me një rrugëtim në këmbë. Banorëve u ka ardhur në majtë hundës nga një histori e ka zanafillën shumë vite më parë”.
Sigal