Rama pas takimit me Metën: Mos prisni asgjë nga ato që fantazoni

499
TIRANE – Tjetër takim i Ramës me Metën. Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama i është drejtuar vilës qeveritare ku është takuar me kreun e Lëvizjes Socialiste për Intergim Ilir Meta, njëherësh kryetar i Kuvendit.
Prononcimi i Rames pas takimit
Ndryshime në qeveri? Çdo të premte siç e keni parë mbledhim njësinë e koordinimit të koalicionit. Sot ishte në fokus progres raporti – është më i miri ndonjëherë për Shqipërinë – dhe e vendos Shqipërinë qartësisht në një nivel të vlerësueshëm lart edhe në raport me vendet që janë në periudhë negociatash. Jemi në prag të një buxheti të ri dhe kemi diskutuar për ecurinë e disa sektorëve për të garantuar një rritje të cilësisë së qeverisjes si një qeverisje e koalicionit.
Mos prisni asgjë tjetër përveçse forcimit të linjës së reformave, dhe konsolidim të reformave. Mos prisni asgjë nga ato që fantazoni, komentoni, dhe analizoni, janë të gjitha fantazi që nuk kanë lidhje me realitetin. Forcën e koalicionit të qeverisjes e përcaktojnë niveli i progresit të bërë. Zgjedhja e ministrit të ri të Drejtësisë është një zgjedhje që është bërë me vullnetin tim të lirë dhe të plotë.
Zgjedhje të parakohshme? Janë pjesë e kësaj fantazie
Kriminalizimi i shpifjes: Shpifësve të shqetësuar nga debati i hapur lidhur me propozimin e qeverisë si dhe me konkluzionin e gabuar që qeveria është tërhequr nga propozimi. Për asnjë çast asnjëherë dhe kjo është e verifikueshme lehtësisht nga prononcimet e mia të bëra më parë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një nismë për të cënuar qoftë dhe në formën e një nisme ligjore lirinë e plotë të fituar të shtypit në vite të tëra betejash dhe përpjekje, nisma ka lidhje vetëm për:” ata që paguhen nga taksat e popullit shqiptar si të zgjedhur ose si funksionarë të lartë nuk mund të përdorin votat e popullit dhe funksionet që burojnë nga vota e popullit për të shpifur. Ndjesa ime që e përsëri ta dëgjojë kushdo ndër njerëzit e shtypit se ka plot të tillë që meritojnë respekt: kurrë nuk do të cënohet asgjë për çka ka të bëjë me fushën e lirisë së tyre. Sa i përket shpifësve që marrin flamurin e lirisë së shtypit dhe flasin në emër të kësaj lirie le të bëjnë atë që janë mësuar të bëjnë
Protesta e tregtarëve: Mos u përdorni mos u abuzoni dhe mos lejoni që gënjeshtarë dhe mashtrues ordiner t’ju përdorur duke ju thënë se po ju vjen një e keqe e madhe nga ligji për procedurat tatimoret. Për të gjithë tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregjet e komuniteteve do të ketë një lehtësi jashtëzakonisht të konsiderueshëm, nuk do ketë rritje taksash, por ndryshim rrënjësor të regjimit fiskal në shërbim të tyre.
Rama kishte dhe një mesazh “sa i takon shpifësve që marrin flamurin e lirisë së shtypit dhe flasin në emër të kësaj lirie le të vazhdojnë të bëjnë ata që janë mësuar të bëjnë por unë nuk do i lë mangut”
“Së pari lidhur me përpjet-hedhjen e shpifësve të shqetësuar nga debati i hapur lidhur me propozimin e qeverisë dhe konkluzionin e gabuar se qeveria është tërhequr nga propozimi
Risqaroj se për asnjë çast dhe asnjëherë, dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një nismë për të cënuar qoftë dhe në formën e një nisme ligjore lirinë e plotë të fituar të medias në vite të tëra betejash dhe përpjekjesh. Nisma ka lidhje me një gjë.
Ata që paguhen nga takstat e popullit shqiptar si të zgjedhur nuk mund të përdorin votat e popullit dhe as funksionet për të shpifur.
Ndjesa ime të cilën dua ta përsëris ta dëgjojë i gjithë publiku dhe kushdo nga mediat që meritojnë respekt, se ka dhe të tilla. Kurrë nuk do cënohet asgjë për çka ka të bëjë me fushën e lirisë së tyre,
Sa i takon shpifësve që marrin flamurin e lirisë së shtypit dhe flasin në emër të kësaj lirie lë të vazhdojnë të bëjnë ata që janë mësuar të bëjnë por unë nuk do i lë gjë mangut
Sigal