“Rama, nxirr thesin ‘anonim’ me 100 milionë lekë të gruas tënde!”

447
Sigal

Çifti Malltezi akuzon kryesocialistin për fshehje të pasurisë dhe mungesë transparence

Vajza e Kryeministrit Berisha, Argita Malltezi si dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi kanë reaguar ndaj akuzave të kreut të PS-së, Edi Rama. Çifti Malltezi deklaron se, pasuria e saj është e ligjshme dhe e deklaruar, teksa akuzojnë liderin e socialistëve si shpifës, të cilën e ka kapur paniku ndaj korrupsionit të familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij. “I kapur ne panik nga zbulimi i korrupsionit të tij, të familjareve dhe të bashkëpunëtorëve të tij, z.Rama nën moton “shpif, shpif se diçka mbetet”, vazhdoi sot për të 13-tën herë sulmet e ulëta politike dhe pa asnjë fakt në lidhje me të ardhurat tona dhe burimet e tyre plotësisht transparente. Çifti Malltezi i rikujton edhe një herë më shumë kreut të socialistëve që të hedhë dritë mbi pasurinë e tij, ndërkohë që duke përmendur shifrën prej 100.000 milionë lekësh të derdhur sipas tyre në llogarinë bankare të bashkëshortes së Ramës, Linda Rama, ato kërkojnë transparencë për personin që u ka dhuruar sipas tyre “një thes me para”.

Rama: Spekulime të turpshme mbi pasurinë time, s’jetoj për para
Kryesocialisti Rama hodhi poshtë spekulimet dhe sulmet që PD-ja ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit mbi pasurinë e tij. Duke i cilësuar spekulime të turpshme, numri 1 i socialistëve tha se nuk jeton për pasuri, por për të lënë gjurmë. “Pasuria ime s’është 3 mijë EU, ky është spekulim i turpshëm. Kush më njeh e di që paraja s’më ka lidhur kurrë pas vetes. S’jetoj për të bërë para, po për të mos ikur pa lënë gjurmë!”, shkruan Rama në Tvvitter.