Rama: Nuk marr urdhra për shkarkimin e Tahirit

437
Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare, në Rtv Ora News, ka folur për herë të parë për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Kreu i qeverisë deklaroi se një ministër nuk mund të bëjë opinionbërësin, duke shtuar se largimi i tij është bërë në konsultim me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.
A ju kanë kërkuar të shkarkoni ministrin Tahiri?
Rama: Unë jam kryeminsitri dhe nuk marr këshilla e urdhra nga asnjë partner ndërkombëtar. Askush nuk më ka kërkuar asgjë për ministrin e Brendshëm në funksion negative
Intervista e Kryeministrit në Tonight minutë pas minute
Rama flet për herë të parë për shkarkimin e Manjanit 
Tare: Ka pritshmëri të madhe për këtë intervistë. Të hënën shkarkuat Ministrin e Drejtësisë. Si është e vërteta e shkarkimit?
Rama: Nuk mund të ekzistojë një qeveri serioze në botë nëse një Ministër nuk respekton skuadrën, rregullat dhe mbi të gjitha detyrat. Detyra e Ministrit është të bëjë të gjithë detyrat që mbulon portofoli i tij dhe jo të bëjë opinionbërësin, opoiniondhënësin apo opiniontjetërsuesin e qeverisë.Nuk ka asnjë problem ta bëjë këtë jashtë rradhëve të kabinetit qeveritar.
Tare: E ka të ndaluar të flasë një Kryeministër?
Rama: Qeveria ka një kod etik të miratuar me konsesus që përcakton saktësisht marrëdhëniet e çdo anëtari të kabinetit me kabinetin dhe publikun, Ministri ka detyrimin të flasë me publikun, pro ti shërbejë publikut si anatër i qeverisë.
Tare: Manjani po pengonte reformën në drejtësi?
Rama: Zgjedhja e Ministrit të ri do forcojë dhe përmirësojë marrëdhënien e qeverisë me Kuvendin dhe do jetë një nxitje mjaft e nevojshme për të çuar përpara reformën në drejtësi.Me rëndësi është çfarë qeveria prodhon për të mirën publike.Një nga të mirat e mëdha që kjo qeveri ka detyrimin të prodhojë për qytetarët është një drejtësi e re, e drejtë që kalon përmes zbatimit të një reforme që në pjesën më të madhe të saj është shkruar në letër por duhet kthyer në realitet.
Për ta kthyer në realitet duhet të nxitojmë për të zbatuar ligjin e vettingut që është filtri për të kaluar nbga një turbullirë e jashtëzakonshem e një uji të ndenjur dhe qelbur prej 20 e kusur vitesh në rrjedhën e pastër të një drejtësie që i shërben të gjithë qytetarëve dhe nuk e lë njeriun e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendin në mëshirën e një tregu ku drejtësia është një mall që shitet ose blihet.
Tare: Ishte dakord Ilir Meta për shkarkimin e Manjanit?
Rama: Sigurisht që shkarkimi u ekzekutua pasi u dakordësuam me bashkëkryetarin e koalicionit qeverisës.
Deklarata e ministrit Lefter Koka 
Tare: Nuk ka qenë vetëm Manjani që ka bërë akuza të ashpra për hashashin, implikimin e policisë dhe rrezikun që mund të kenë zgjedhjet nga policia. E kam fjalën për Ministrin Koka, deputetin Vangjel Tavo që ka shprehur këtë shqetësim në mediat shqiptare dhe greke.
Rama: Nuk marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit, por dhe gjatë pilafit në politikën tonë. Di dhe të bëj dallimin mes një Ministri që në mënyrë të përsëritur ka shkelur kodin etik të qeverisë dhe ka shkelur kontratën tonë me publikun dhe të një Ministri që ka të drejtën dhe ai të bëjë një gabim, jam i bindur që nuk do përsëritet dhe uroj që bindja ime të provohet në realitet pasi në rastin e Ministrit tjetër mendoj se bëhet fjalë për një anëtar kabineti që ka qenë gjatë gjithë kryerjes së detyrës një pjestar skuadre që ka respektuar skuadrën, pozicionin e tij në raport me detyrën dhe publikun.
Tare: Ministrin Koka e keni falur, keni komunikuar me të pas intervistës në Ora News?
Rama: Nuk fola për falje, fola për drejtën që çdo njeri ka për të gabuar njëherë.
Tare: Po deklaratat e Tavos?
Rama: Deputetët janë të lirë të bëjnë deklaratat e tyre, mos kërkoni nga unë që të mbaj qëndrim dhe për deklarata deputetësh. Nuk kanë një kontratë me publikun si anëtarë të kabinetit të kësaj qeveri.
Tare: Po një përgjigje për shqetësimet dhe akuzat që ata ngrenë është e nevojshme.
Rama: Publiku kupton shumë mirë se çfarë është politika e konsumit të ditës për ata që merren gjithë ditën me politikë dhe çfarë është politika që punon për publikun, qytetarët, vendin, reformat.
Koalicioni PS-LSI
Tare: Çfarë nuk po funksionon në koalicionin PS-LSI?
Rama: Është një problem që nuk e konstatoj, mendoj se koalicioni ka funksionuar më së miri pasi shikoj strukturën e plotë dhe nuk i lejoj vetes të humbas në detaje të papërsosura, difektoze apo në detaje të shëmtuara që mund të ketë një tablo e madhe e një pune të madhe për të bërë disa reforma që janë produkt i këtij koalicioni dhe pa këtë koalicion nuk do të ishin bërë dot kurrë siç nuk u bënë në 20 e kusur vite.
Sigal