Rama: Nuk do ketë rritje taksash për biznesin e vogël. Refuzoni certifikatat

478
Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte ditën e sotme në Fier, ku nga aty nisi diskutimin për buxhetin 2018.
Gjatë fjalës së tij, para të pranishmëve, Rama ka hedhur poshtë zërat se do të ketë rritje taksash për biznesin e vogël.
Ai sqaroi se qeveria e tij do të ndërmarr nisma për të bërë të mundur që bizneset e vogla të konkurrojnë ndershmërisht me njëri-tjetrin.
“Do t’i kërkojmë biznesit të vogël të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit. Të gjitha subjektet, edhe subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në TVSH. Nuk është e vërtetë që do të ketë rritje taksash për biznesin e vogël. Ne e kemi bërë zero dhe do të vazhdojë të mbetet zero.
Ne do ta përfshijmë në regjimin e TVSH, por kjo nuk do të thotë se do të ketë rritje taksash. Çdo biznes i vogël do të sillet në mënyrë të strukturuar. Kjo do të pamundësojë, që bizneset e vogla të bëjnë konkurrencë të pandershme duke mos pranuar faturë TVSH. Kjo është strategjia. Nuk është rritje taksash” deklaroi Rama” deklaroi ai.
Rama ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit, pasi sipas tij, një pikë kyçe që do të ndihmojë në këtë çështje është procesi i vettingut.
“Jemi në udhëkryq sa i takon luftës kundër korrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut do të çojë përpara përpjekjen kundër korrupsionit në nivele të larta.
Procesi i Vettingut do të çlirojë njerëzit e zakonshëm nga pesha e padurueshme e korrupsionit në të gjitha instancat e shtetit. Sfidë themelore për të kaluar në një fazë tjetër të marrëdhënieve të shtetit me njerëzit. Riorganizim rrënjësor të administratës.
Në Asamble do të shpall ekipin e zv/ ministrave të kësaj qeverie, që ndryshe nga herët e tjera ka kaluar në një proces të hollësishëm përzgjedhje. Riorganizim të brendshëm strukturave të ministrive. Do të vijojë me strukturat e varësisë, me agjencitë, inspektoratet, zyrat dhe sportelet” deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve, që të refuzojnë ata që kërkojnë certifikata për të marrë një shërbim në shtet, duke shtuar se qeveria e tij ka vendosur që të mos ketë më certifikata.
“Unë u bëj thirrje qytetarëve që ta refuzojnë këtë kërkesë. Çdo zyrë shteti ka detyrë ta nxjerrë certifikatën online. U them njerëzve që çdo zyrtari që thotë ku e ke certifikatën, t’i thotë ndize kompjuteri dhe nxirre ti aty, dhe të mos paguajnë asnjë kokërr leku më dhe të mos dalë nga zyra pa kryer shërbimin në qoftë se nuk kanë certifikatë.
Është detyrë e çdo zyre shteti që ta nxjerrë certifikatën nga port @Albania. Është një kërkesë e paligjshme sepse ne e kemi hequr si detyrim. Dhe po kështu janë edhe një sërë dokumentesh të tjera që ua kemi lënë barrë zyrave të shtetit” tha Rama.
Sigal