Rama: Një qeveri socialiste ka bërë marrëveshje anti-kombëtare me aeroportin e Rinasit

495
Kryeminsitri Rama ka qënë në Vlorë për prezantimine kandidatëve për këshillat bashkiakë të Vlorës ku nuk kanë munguar akuzat jo vetëm për PD dhe kandidatët e saj por edhe për ish kreun e PS-së Fatos Nano në kohën kur ai drejtoi qeverinë, se dha në nëntor të 2004 me konencion aeroportin e Rinasit duke bërë një marrëveshje anti kombëtare.
Edi Rama: Për fat të keq një qeveri socialiste ka bërë një marrëveshje tërrësisiht anti-kombëtare me koncesionin e dhënë për aeroportin e Tiranës duke i dhënë ekskluzivitetin asaj kompani për të gjithë qiellin e Shqipërisë. Që ne të bëjmë një aeroport tjetër duhet të marrim leje nga ata. Ne po negociojmë dhe negociatat janë në drjetimin e duhur. Ne me një aeroport Shqipërinë nuk e lëmë. Ambicia jonë është që t’i hapim rrugë 2 projekteve të mëdha për Vlorën. Aeroporti është pjesë e projektit.
Rama foli edhe për projektin e Lungo Mares,që sipas Ramës po sulmohet qëllimisht nga opozita.
Edi Rama: Lungo Marja ka pasur tre projekte dy të financuara nga qeveria shqiptare dhe një nga BE. Do të jetë ashtu sic jemi zotuar. Nuk do të ketë jo dallim, por as për tu pasur zili vijave bregdetare të qytetve më të vizituara të Mesdheut.
Takimi u mbyll mes batutave për forcën e grave në politike dhe për shtimin e kuotave të tyre në vendimarrje.
Sigal