Rama: Një gjeneratë e re merr drejtimin e Tiranës, Veliaj: Në drejtimin e duhur

54
Kryetari i Partisë Socialiste, z. Edi Rama u shpreh se koalicioni i majtëka treguar se ka vullnet të hekurt për të krijuar shtetin modern të shqiptarëve.“Jemi të vetëdijshëm që ka shumë nga ata që na besuan më 23 qershor të 2013-ës që janë zhgënjyer, që janë ende pa punë dhe që e kanë të vështirë të shtrojnë vaktin e mbrëmjes, por ju garantojë se kjo qeverisje ka 18 muaj që punon për shtetin modern të shqiptarëve dhe për këtë duhet vota dhe besimi i të gjithë shqiptarëve. Është e rëndësishme të votoni aleancën tonë, pasi tashmë është vendosur unanimisht nga aleanca që në kuvendin lokal të jenë të paktën 50% gra dhe vajza, pasi ne besojmë se gratë dhe vajzat janë thelbi i të ecurit në drejtimin e duhur. Ne besojmë se në çdo shtëpi gruaja është busulla mbi të cilën burrat lëvizin”, – tha z. Rama. Z. Edi Rama shprehu bindjen e thellë se me drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga z. Erion Veliaj, do të punohet më shumë se në 28 vite të marra së bashku.
Edi Rama shprehu bindjen e thellë se me drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga z. Erion Veliaj, do të punohet më shumë se në 28 vite të marra së bashku.“Ju sigurojë se në katër vite nuk do të bëhet ajo që nuk është bërë në 28 vitetë marra së bashku, as kur unë isha në krye të Bashkisë. Ato vite që jam i sigurt që kanë mbetur në kujtesën e kryeqytetasve janë një eksperiencë e çmuar dhe besoj shumë se Erioni ka edhe më shumë mundësi për të bërë shumë më shumë. Kur unë nisa punën për transformimin e Tiranës, Kryeministër ishte Ilir Meta, dhe ky i fundit i dha një ton të fuqishëm punës sime. Ndërsa sot Erioni ka mbështetjen time dhe të Metës dhe të një aleance shumë më të madhe dhe të fortë sikurse nuk ishte në atë kohë. Më 21 qershor do mbarojë gërhitja që zuri Tiranën për katër vjet, që shokoi drejtueskomunitetesh dhe shoqërinë në tërësi dhe që la pa punë të rinjtë e të reja. Tirana duhet të jetë lokomotiva, modeli, duhet të jetë magneti, që tërheq të gjithë Shqipërinë me vete, dhe kur gërhet Tirana si duhet të ndihen të tjerët. Ndryshimi i madh i Tiranës do të jetë fundi i gërhitjes së madhe dhe nisja e zgjimit të madh dhe një rilindje të re për kryeqytetin. Kjo ishte një fushatë model. Një fushatë model për mënyrën se si partitë e përfshira në këtë fushatë”, – tha z. Rama. 
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, z. Erion Veliaj tha se është njeriu më me fat dhe i privilegjuar që mori propozimin e Partisë Socialiste dhe mbështetjen e aleancës më të madhe politike në historinë e zgjedhjeve shqiptare për t’i shërbyer kryeqytetit, si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës. “Jam sot shumë i lumtur që koalicioni ynë është një koalicion përtej të majtësdhe të djathtë sepse ky është qytet që ka nevojë për shërbime përtej të majtës dhe të djathtës. Tirana jonë është një vend jashtëzakonisht bujar, një vend që ka hapësirë për të gjithë, një vend që ka hapësirë për ata që janë veteranë dhe për ata që janë të përndjekur, një vend që ka hapësirë për të gjithë ata që kanë vite këtu, që janë tiransit e vjetër, por edhe për ata që janë tiransit e rinj, për ata që vijnë këtu si studentë që pretendojnë të krijojnëkëtu një familje, që e shikojnë Tiranën si një arritje maksimale të ambicieve të tyre, të ëndrrave të tyre, të talentit të tyre. Kjo është Tirana ku besojmë ne. Dhe për këtë Tiranë do të punojmë duke filluar nga dita e hënë dhe çdo ditë 4 viteve të ardhshme”, – deklaroi z. Veliaj.Kandidati i së majtës deklaroi se Tirana e 4 viteve të fundit nuk ka qenë një Tiranë bujare, por një Tiranë që i dallonte njerëzit, ca i trajtonte si të nënës e ca si të njerkës dhe një qytet që nuk ofronte mundësi për të gjithë. 
“Fakti që Tirana sot është rrënuar, ka 871 rrugë të shqepura, fakti që Tirana sot s’ka trotuar, fakti që Tirana sot është kthyer në kalim me pengesa me gjithë pusetat që mungojnë, fakti që Tirana sot ka më shumë sheshe ndërtimi sesa parqe, këta e shesin si arritje. Faleminderit shumë, ne arritje tëtilla nuk duam më dhe e duam Tiranën në drejtimin e duhur. Për të gjithë ata që ndoshta një sekondë në mendjen e tyre kanë menduar realisht që po bëhet qameti me fitoren tonë të pritshme në Tiranë dhe në 60 bashkitë e tjera të Shqipërisë, po ju themi, nuk vijmë për revansh, vijmë që t’ju shërbejmë, vijmë që t’ju respektojmë, vijmë që të punojmë me përulje të gjithë bashkë, nuk vijmë për hakmarrje, vijmë që ta kthejmë qytetin në punë.Kjo është diferenca”, – theksoi kandidati i ASHE-së për Tiranën, z. Erion Veliaj,duke siguruar qytetarët se vendimet e vështira do t’i marrë bashkë me ta, si qytetarë, si këshill bashkiak, si koalicion dhe si banorë të bashkisë më të madhe të Shqipërisë.