Rama nis fushatën me një tjetër premtim që s’e mban dot

161

Gjatë komunikimit të sotëm me gazetarët në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe një premtim që i shtohet radhës së gjatë të premtive që ai s’ka mbajtur përpara shqiptarëve.

“Jeni bërë shumë të mirë edhe unë do bëhem shumë i mirë me ju!” u tha ai gazetareve para se te largohej nga selia e PS-se.

Por s’ka gjasa që Rama të heqë dorë nga arroganca etiketimet që iu bënë gazetarëve. Herë i quan ‘kazan’ e herë ‘kadrinj’. Kjo gjuhë e tij ndaj gazetarëve dhe gjithë klima në përgjithësi ndaj medias, ka ndikuar që Shqipëria humbasë plot 7 vende në raportin për Lirininë  e Medias të hartuar nga organizata Reporterët pa Kufij.